Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaroi se është iu përkushtuar për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nën ombrellën e BE’së dhe se është i mirëseardhur çdo angazhim në mbështetje të dialogut të tillë, si shteteve anëtare dhe partnerëve ndërkombëtar

Në intervistën për portalin kroat Euroaktiv, Borrell përsëriti qëndrimin se për BE’në dhe atë personalisht Ballkani Perëndimor është rajon me prioritet.

“Në rolin e ndërmjetësit jam i përkushtuar ndaj përparimit të dialogut me përkrahjen e BE’së. Për të përforcuar angazhimin dhe përkushtimin tim, kam vendosur të emëroj përfaqësues special për dialogun dhe Ballkanin Perëndimor” tha Borrell.

I pyetur se nëse brengoset për përfshirjen e SHBA’ve në marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë dhe se a po humbet ndikimi i Brukselit në rajon, Borrel tha se është i mirëpritur cilido që dëshiron të mbështet dialogun nën udhëheqjen e BE’së.

“Ne punojmë me të gjithë partnerët, situata ende kërkon mund të të gjithë atyre që duan të arrijnë të njëjtin qëllim – përparimin e njerëzve që jetojnë në ato shtete dhe perspektivën e tyre europiane” tha Borrell, që po qëndron në Zagreb si pjesëmarrës në këshillin e ministrave të mbrojtje dhe atyre të jashtëm të vendeve anëtare të BE’së për të diskutuar rreth krizës në kufirin greko-turk