Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të arrijnë një marrëveshje finale të koalicionit mes vete brenda dy javësh,

Pas shumë deklaratave e kundërshtimesh mes vete nëpër rrjetet sociale, LDK dhe VV do të arrijnë koalicionin, kjo pasi kanë ndarë ministritë dhe pozitat e tjera.

Këtë po e konfirmon vet anëtarja e kryesisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila ishte pjesë e takimeve të dy grupeve punues të partisë.

“Kemi pasur disa mospajtime sa i përket fushës së ekonomisë. Kjo pasi që ne jemi partie majtë, ata e djathtë, dhe janë disa çështje si privatizimi, ndërmarrjet publike ku presim pajtueshmëri. Ndërsa pas certifikimit, presim që brenda dy javëve të arrijmë marrëveshjen finale me LDK-në. Disponimi është i madh mjaft në takime, sidomos në takimin ku kam qenë unë ishte edhe vetë zoti Haziri, dhe na kanë mirëpritur në zyrat e LDK-së. Kemi folur në aspekt kryesisht sektorial dhe profesional. Kanë mbetur shumë pak tema që do të diskutohen ku ka hapësirë për të harmonizuar disa çështje të tjera”, ka thënë Nagavci për Telegrafin.

Ndërkaq as Nagavci as të tjerët nuk kanë folur për pozitën e Presidentit, sikurse siç kanë bërë sekretari i VV’së, Besnik Bislmi dhe Albulena Haxhiu, ku thanë se për këtë pozitë flet vetëm Albin Kurti nga VV.

Por nga LDK kanë zbuluar se pozitën e Presidentit do ta zë në vitin 2021, kryetari Isa Mustafa.

Dy nënkryetarët, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu kanë deklaruar se kjo pozitë i takon partisë së tyre dhe se në vend të Hashim Thaçit pas dy viteve do të jetë Isa Mustafa.

Haziri dhe Veliu kanë treguar se ky është njëri nga kushtet kryesore të LDK’së është pozita e Presidentit, ata kanë deklaruar se do të bien dakord tani me VV’në që mos të ndodhë ndonjë lloj krize pas dy viteve ku do të shkaktonte zgjedhje të reja…/gazetametro.net