Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian po shkojnë drejt ndarjes përfundimtare pa arritur një marrëveshje tregtare kur skadon afati me 31 dhjetor. Njëra prej çështjeve për të cilat nuk pajtohen është e drejta e peshkimit në ujërat britanike e me atë rast janë përgatitur plane për patrullim me 4 luftanije të Navigatës mbretërore për të ndaluar anijet franceze të peshkimit.

Katër luftanije britanike do të urdhërohen të patrullojnë në kanalin La Mansh dhe detin irlandez nëse nuk arrihet marrëveshje. Helikopterë Wildcat dhe Merlin po ashtu janë vënë në gatishmëri nga forcat ajrore mbretërore për të ndihmuar gjatë patrullimi bregdetar.

Luftanijet ka mundësi që edhe të urdhërojnë konfiskimin e anijeve ilegale të peshkimit në ujërat britanike.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, kishte paralajmëruar dje për gjasat shumë të mëdha të një Brexit pa marrëveshje, siç kishte bërë edh Presidentja e Komisionit Europian, Ursula van der Leyen. Diplomatët britanikë kishin caktuar afat deri të dielën për të arritur një marrëveshje.

Kryeministri britanik Johnson kishte provuar të fliste drejtpërdrejtë me presidentin francez Macron – industria e peshkimit e vendit të tij ndikohet më së shumti nga ndalimi i qasjes – si dhe me kancelaren gjermane Merkel por nuk ishte përfillur. Gjatë samitit të Bashkimit Europian presidenti francez Macron me një arrogancë kishte deklaruar se nuk ishte i gatshëm “të hiqte dorë nga copa e tij e pites.”