Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka deklaruar se nuk është aspak e lumtur pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Izraelit dhe Kosovës.

Madje ajo tha se Serbia asnjëherë s’ka dashur që kjo pikë të vendoset në marrëveshjen e Washingtonit.

“Padyshim presioni nga Shtetet e Bashkuara ishte shumë i fortë. Ne do të shohim se si do të sillen vendet e tjera, veçanërisht ato myslimane”, tha ajo.

Brnabic tregoi se nuk ka asnjë kusht nga Evropa për të zgjidhur çështjen e Kosovës në vitin 2021.

“ Unë mendoj se zgjidhja e çështjes nuk është e kufizuar në kohë, por sigurisht që Evropa pret ndonjë marrëveshje mbi normalizimin përpara se të bashkohemi në BE. Evropa nuk dëshiron të importojë problem”, shtoi Brnabic.

Kryeministrja e Serbisë tha se fokusi i shtetit të saj tani është vaksinimi anti-COVID.

“Tani kemi 463.000 qytetarë të vaksinuar dhe rreth 10.000 të cilët janë rivaksinuar”.