Para 23 vjetësh, kjo rrugë përshkohej nga banorët serb të fshatit Popolan. Ndërkaq sot, kushdo që është i lodhur nga rruga apo puna e përditshme nëpër ara, e shfrytëzon për pushim. Ky është bunari i Ulicës, ashtu siç është quajtur nga banorët serb dhe ka një arsye pse është ndërtuar në qendër të fshatit.
Sipas Rraqit, ky vend quhet Ulicë për shkak të rrugës e cila ka një qasje nëpër të gjithë fshatin.
Ky fshat nisi të banohej edhe me shqiptarë gjatë viteve të 80-ta.

Një nga familjet e para që u vendos këtu ishte ajo e Zenel Kolgecit, e cila u shpërngul nga fshati Vraniq.