Kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi ka reaguar pas polemikave që shpërthyen kur gjatë një vizite që ai pati në qytetin antik Bylys, në një foto që ndau në Instagram shkruajti se pamja pas është gjithë çfarë ka mbetur nga qytetërimi grek.

Sgarbi këmbëngul te deklarata e tij, duke shpërthyer edhe në ofendime ndaj gazetarit që ka shkruar artikullin për postimin e tij, të cilin ia kanë dërguar në “WhatsApp”.

Në një reagim me tone të forta, duke kaluar në fyerje, ai thotë:

“Ime bije më ka dërguar një artikull për atë që unë thashë për Bylisin. Që unë thashë qytet antik grek iu referova civilizimit, arkitekturës dhe jo territorit. Ç’a doni që të çajmë t**pet. Turp për ty që nuk di se Iliria u pushtua nga grekët. Pra vajza ime duhet të më tregojë nëse një vend është grek apo ilir? Është grek, i dashur gazetar injorant,” thotë ai në një video të postuar në rrjetet sociale.