Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur kryesinë e re të saj.

Në prani të Këshillit Drejtues, ku ishin të pranishëm 118 anëtarë u propozuan 25 anëtarët e Kryesisë së PDK-së për katër vitet e ardhshme.

në këtë listë vërehen emra të rinj sikur Eliza Hoxha e Migjen Kelmendi.

Anëtarë të Kryesisë së PDK-së janë: Kadri Veseli, Abelard Tahiri, Bajrush Xhemaili, Bedri Hamza, Betim Gjoshi, Blerta Deliu, Donjet Bislimi Eliza Hoxha, Elmi Reçica, Enver Hoxhaj, Ganimete Musliu, Fehmi Mujota, Floretë Zejnullahu, Hajredin Kuçi, Ilir Kurtishi, Luljeta Veseli-Gutaj, Memli Krasniqi, Migjen Kelmendi, Muzafer Shala, Safete Hadërgjonaj, Sami Lushtaku, Shaqir Totaj, Uran Ismaili, Valdete Idrizi dhe Xhavit Haliti.