Shkruan: Edibe Selimi-Osmani

Reka e Epërme ,si veçori traditash shkon me krahinën e Dibrës me qendër qytetin Dibër. Shtrihet në vise malore në rrjedhën e sipërme të lumit Radika, që derdhet në Drinin e Zi. Si krahinë kemi Rekën, e ndarë në:Reka e Epërme, në rrjedhën e sipërme të Radikës dhe Reka e Poshtëme në rrjedhën e poshtëme të të njejtit lumë. Reka e Epërme është e përbërë kryesisht nga popullsi e besimit ortodoks po ka aty dhe jo pak popullsi myslimane. Materiali është mbledhur përgjithësish ndër ortodoksë. Aty ka dhe popullsi që flet vetëm maqedonisht e që përgjithësisht quhet sllave maqedonase. Por duhet të dijmë se sipas disa burimeve të shkruara,popullsia e Rekës së Epërme deri në vitet 60’ të shekullit XIX e tëra fliste shqiip e pra ishte shqiptare. Në tre dhjetëvjetshat e fundit të etë të njejtit shekull është shpërbërë në anë gjuhësore. Për ta sllavizuar atë ndikoi administrata shtetërore: aty u hapën shkolla vetëm në gjuhën maqedone, u dërguan gjygjtarë,psalltë,ikonografë maqedonas dhe kështu u arritë që një pjesë e popullsisë të nxjerrë nga përdodirmi gjuhën shqipe.(Shih për këtë” Echo de Bulgarie,” Sofia, 1913,nr.4 faq.2).Në materialet e hulumtuara në Rekën e Epërme për festat e motmotit mbizotërojnë ritet krishtere të kombinuara aty –këtu me rite pagane. Ritet e Ditës së Verës dhe të Shën Gjergjit janë të thuash se të gjitha me natyrë pagane.

Shën Gjergji-Emri Gjergj rrjedh nga greqishtja e vjetër që do të thotë bujk. Por në origjinë kjo festë ka pasur të bëjë me kultin e pjellorisë e të prodhimtarisë bujqësore. Më vonë kjo festë ndër popuj të ndryshëm u “kristianizua”, në rite. Bile Shëngjergji na paraqitet në piktura kishtare e në përgjithësi në mitologjinë kristina dhe si simbol i kristianizmit kundër paganizmit, por në botëkupimin popullor këtë ide klerikët nuk e futën dot. Kjo festë njihej, pothuajse në të gjitha krahinat e vendit tonë, në Jug e në Veri. Shqiptarët e kremtonin kudo me të njejtat rite dhe vetëm emrin ruan kristina, ndërsa në mbrendësi ka të bëjë me rite të krakterit parakirstian. Më tepër kjo njihet si festë e blegtorisë dhe më tepër ritet e zakonit i përkasin pikërisht asaj (blegorisë) , por ka dhe disa rite shumë domethënëse të krakterit bujqësor.Citat: Mark Tirtja, Kulte të bujqësisë dhe të blegtorisë në popullin ton.Etnografia shqiptare IX ,1978 fq 137-208.
I. E ENJTJA E MADHE E SHËN GJERGJIT ( Reka e Epërme)
Është dita e enjte para Shën Gjergjit . Përgatitjet përë Festën e Larit,pastrami I shtëpisë dhe të gjitha punët fillojnë disa ditë përpara.
Ritualet I fillojnë fëmijët deri në moshën 13 vjeç. Pa dallim feje dhe gjinie ata tubohen lagje-lagje dhe, me kënfë sdLIN NË Nreë, këpusin degë b imësh të caktuara , si degë shelgu,thane,mbledhin lule të quajtura “lula hikri”,”garicvet” e tjera. Gjatë rrugës fëmijët(vajzat këndojnë. Ata u gëzohen natyrës,gjelbërimit,qyqes,dallëendyshes, çka e vëmë re në këngët e shumta që këndohen. Ne veçuam këngën:
O, ç’kinndn shyshjs , në gjeth të njomë,
Shyshen, o mori dalldyshen –o !
O, xhethi njom’ i trimave
Shyshen o mori, dalldyshen-o!
O, kindon shyshja, mshehun ishte- o!
Shyshen,o mori, dalldyshen-o!
O, mshehun ishte në garicvet,
O, gaicvetit naj vinte era,
O,shyshen , o mori, dalldyshen –o!
O,i vinte era, se duel prandvera,
Shyshen, o mori, dalldyshen-o!
Me degët e bimëve stolisen ahuret,dritaret , dera e shtëpisë.
II.VIRGJILLA E SHYNZHERXHIT – Reka e Epërme – Vigjilja e Shën Gjergjit (5 Maj)
Rite të njejta ndeshim si te myslimanët ashtu edhe te të krishterët. Në të gjitha cerominët rituale, femra është në qendër të veprimit. Ajo kujdeset jo vetëm për lutjet rituale që i kushtohen kulturave bujqësore e në radhë të parë plleshmërisë së tokës, por ajo është edhe udhëheqëse e gjithë organizimit shtëpiak. Që në mëngje sjell nga kroi i fshatit ujë “ të ri” stërpik anëtarët e familjes, oborrin, magjen, vatrën e zjarrit , mbush ptinin. Pastaj gatuan bukën ritual që quhet Kulaçkë Shynzherxhi. Gjatë gatimit amvisat pëshpërisin 3 herë fjalët:T’kite bereqet shpija. Amvisa krypos kafshët shtëpiake me lula hikri. Vajzat shpejtojnë se cila do të fshijë e para oborrin.Kulti i bimësisë,i pjellorisë e mbarësisë zë një vend shumë të rëndësishëm në këtë festë.
Është dita kur takohen të gjitha femrat. Ato,pa dallim feje grupe-grupe dalin në natyrë. Po përmendim disa ventakime në disa fshatra.Për shemubll,ato të fshatit Bibaj,Nistrovë dhe Nivishtë tubohen në vendin e quajtur Gurët e Vranit;ato të fshatit Zhuzhnjë te Bigori i Nivishtës, fshatarët e Sencës në venin e quajtur Sterillas fshatarët e Vërbenit në vendin e quajtur te Livadhet e Turkut, ata të Leunovës në vendin e quajtur Podina të fshatit Duf te Gropa e Shabanit.
Nuset e reja që janë martuar atë vit janë të veshura me kostumin kombëtar,me petkat e mira. Edhe vajzat e gratë e tjera janë të veshura me rrobat e reja të bukura. Gjatë rrugës për në vendtakime,kënga, defi dhe vallja nuk pushojnë. Të krishterat ato /më plakat/,ndalen në kishën e fshatit ndezin qiri dhe prap vazhdojnë rrugën. Brezi i moshuar i grave të krishtera kujtojnë ditët e rinisë dhe ia fillojnë këngës:
Exhi mori exhi, se na erdh Xhynzherxhi,
Shynzherxhi ke dera, me dhen e me shqera.
E me nuse t’reja,oooih!
Shynzherxhi ke shpija,
Dë na gzohen nuset e fmija,oooih!
E da shkojmë te kisha-o!
De ndezim shyri(qiri).oooih!
Lum te ta kush o i- rije-o!
Nuset me marhoma,
De gzohen baba e nona ,
Gjemt ma alltija-o!
Do t’u gzohet shpija,ooih!
Në vendtakimet nuset bëjnë divan,kurse grupi I vajzave u afrohet nuseve.
O mal, o mal njom o,
Sa shumë, trima kishnje-o,
Martina s’u kizhnje!
Da çoj do t’u bije martina Shypnije!
Se mu kishin hije ,
O mal,o mal njom –o!
Sa xhumë nuxe kishnje-o
Fjutra nuk u kishnje-o!
Da çoj da t’u bije ,
Se m’u kishnjin hije…
Vajzat e varin patkonin me kujdes në degët e shelgut ose të ndonjë druri tjetër të gjelbëruar në afërsi të arës. Thejnë degë shelgu të njoma dhe i ngulin në arë.Pasi kryejnë ceremonit rituale, vazhdojnë rrugën për në shtëpi. Numri i këngëve që këndohen gjatë rrugës është imadh. Shënuam dhe këngën:
Aqe poshtë, te do venja,
Uha medet- o!
Aqe ishin shtatë bilbilat,
Uha,medet-o!
Kur kesh cucë pa kunorë,
Xhith beqarët I kishnja n’dorë,
Uha medet – o!
Kur kesh cucë, kesh mbret,
Uha medet-o!
U bofsh gruje, u bofsh nalet,
Uha medet-o
Në këtë trevë çdo familje kujdeset për zjarrin e Shën Gjergjit në shtëpi. Vitet e fundit nëpër shtëpiat e fshatrave ndeshim shumë pak vatra.Por, vendasit e kësaj krahine na thonë se zjarrit të Shën Gjergjit i japim rëndës; është keq të fiket gjatë natës, besohet se po u fik, ajo shtëpi nuk do të kishte përparim. Edhe darkës së natës së Shën Gjergjit, amvisa i kushton kujdes. Ajo përgatit darkën solemne për anëtrët e familjes. Është zakon të ziejnë sarmë e të bëjnë ëmbëlsira.
Citat nga vepra Rite e besime popullore në viset e Tetovës dhe të Gostivarit –Edibe-Selimi Osmani, 1997 Shkup,faq.62.
Kjo krahinë dita ditës shpërbëhet, ka shumë pak banorë, por shkrimet gjatë ekspeditave të bëra ngelën të paharruara.
5.05.2020
Tetovë