Christopher Tushaj, djali me origjinë nga Puka e nënë amerikane, vjen në Shqipëri për të kërkuar rrënjët e tij

Thuhet se origjina e Christopher Tushaj është nga veriu i Shqipërisë, saktësisht nga Puka dhe ka tre vjet që jeton në Shqipëri për të zbuluar rrënjët e tij. Nga dëshira e madhe, ai ka filluar të studiojë gjuhën dhe kulturën shqiptare. Madje ka krijuar lidhje me shumë specialistë, antropologë, etnografë dhe po ndjek studime në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Filologjisë dhe Historisë, për të kuptuar më shumë se çfarë do të thotë të jesh shqiptar.

Në emisionin “Alien” ai takohet me një studiues të kulturës dhe traditave shqiptare Jaho Brahaj, i cili ka shpjeguar me detaje si festohet festa e “Shën Nikollës” dhe Krishtlindjet në veri të Shqipërisë. Christopher ka vizituar gjithashtu vende të veçanta të Tiranës, ku gjithësecili prej nesh duhet t’i vizitojë.