Është bërë polemikë e madh në Twitter pas postimi të një fotografie, ku Princi Pavle i Jugosllavisë ishte me veshje kombëtare shqiptare, e ai që ka rënë sy është reagimi që po cilësohet i turpshëm i deputetit Srdjan Mazalica i parlamentit të Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ljubomir Filipovic, njohës i politikës nga Mali i Zi, ka shpërndarë një fotografi ku thotë se është Princi Pavle i Jugosllavisë, në veshje tradicionale shqiptare, çka ngjalli shumë komente e debate nga serbet, të cilët edhe e kërcënuan malazezin.

Filipovic shkroi së një nga teoritë thotë se origjina e familjes së Princi Pavle është nga fisi Kelmend i veriu të Shqipërisë.

“Princi jugosllav Pavle Karađorđević në kostumin kombëtar shqiptar. Një nga teoritë e origjinës së familjes mbretërore Karađorđević thotë se ata kanë preardhje nga fisi Kelmend i veriut të Shqipërisë”, tha Ljubomir Filipovic.

Por menjëherë, profili i Filipovic u mbush me komente të rënda e fyese në drejtim të tij, e ndër ta ishte edhe reagimi i deputetit Srdjan Mazalica i parlamentit të Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.

E ndaj këtij komenti që u cilësua si i turpshëm ku reagoj edhe studiuesi dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanit, Florian Bieber, i cili i shkroi e mesazhet e tij ishin të turpshme.

Deputeti Mazalica, tha se shqiptarët duhet të pranohen si qenie njerëzore të barabarta me serbët, por se ata ndryshojnë shumë nga Serbet.

“shqiptarët duhet të pranohen si qenie njerëzore të barabarta, por ata janë shumë ndryshe nga ne [serbët]”. Ai postoi edhe një grafik, ku pretendoi se tregohej distanca gjenetike e DNA’së së tij nga disa grupe etnike, përfshi shqiptarët.

Disa përdorues, përfshi studiuesit e Ballkanit Florian Bieber, i tërhoqën vëmendjen se mesazhet e tij ishin raciste, por ai kundërshtoi.

Duhet theksuar se Srdjan Mazalica është njëkohësisht anëtar i Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian dhe Bashkëpunim Rajonal në Republika Srpska.