Kryeministri Edi Rama bën me dije se në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.

Akti normativ hyri në fuqi dhe nga sot ka forcën e ligjit deri në përfundimin e luftës, thotë Rama. Sakaq shton se nëse nuk zbatohet urdhëri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (5 milionë) lekë.

Postimi i Ramës:

Akti normativ hyri në fuqi dhe nga sot ka forcën e ligjit deri në përfundimin e luftës,

Ndër të tjera:

Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga covid-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.

Moszbatimi i këtij urdhëri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (5 milionë) lekë. në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit