Kryekuvendari i Serbisë, Ivica Daçiq i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e ish-presidentit, Bill Clinton dhe ish-sekretares, Medeleine Albright.

Sipas Daçiq, Clinton dhe Albright “kanë gënjyer se serbët kryen mizori e ekzekutuan civilë”.

Clinton dhe Albright gënjyen se serbët kryen mizori, ekzekutuan civilë dhe në fund doli se asnjëra s’ishte e vërtetë”, ka thënë Daçiq.

Ai ka reaguar edhe  ndaj deklaratave të Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon për siç thotë ai akuzat ndaj Beogradit.

Ndikueshmëria e Viola Von Cramon në politikën ndërkombëtare është zero dhe ne nuk duhet të jemi të shqetësuar për deklaratat. Ne e dimë cila është politika jonë, është e rëndësishme të japim përkrahje për këtë çështje ndaj atyre që kanë ndikim në vendime”, tha Daçiq.

Daçiq ka thënë se ishte jodiplomatike, e vrazhdë, jo politike sjellja e dikujt në pozicionin e tillë, duke shtuar se Von Cramon ka marrë një përgjigje nga kolegu i saj në Parlamentin Evropian i cili kritikoi pozicionin e saj.

Ata nuk janë të kënaqur që ne nuk jemi në harmonizim dhe që nuk duam të bëjmë diçka që rrezikon interesat tona kombëtare. Shqipëria ka pasur një politikë harmonizuese me BE’në 100 përqind, ata menjëherë pranojnë gjithçka që vjen nga BE-ja, dhe prapë nuk hapën negociatat. Kjo është komplet irelevante. Është gënjeshtër që ne do të kemi përshpejtim të integrimit në BE”, ka thënë Daçiq