Ivica Daçiq akoma po merret me Malin e Zi dhe thotë se, Mali i Zi është përzier në punët e brendshme të Serbisë dhe se ka mërzitur serbët me veprimet e tyre.

Ai i referohet gjendjes së serbëve dhe të Kishës Serbe në Mal të Zi dhe se kujdesi për to është e drejtë legjitime e Serbisë.

Por hatër-mbetje në Serbi ka edhe për njohjen e Kosovës.

“Është e palejuar të thuhet se Serbia po përzierje në punë të brendshme, ndërsa Mali i Zi si nuk duhet është përzier në punët e brendshme të Serbisë dhe e preku integritetin e saj territorial duke e njohur Kosovën, duke votuar në UNESCO që Patrikana e Pejës dhe Manastiri i Deçanit të shndërrohen në trashëgimi kulturore të Kosovës”, tha Daçiq.