Sot është mbajtur një liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar” e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.

Me anë të rrjeteve sociale, vetë organizatorët kanë njoftuar në lidhje me mbajtjen e këtij organizimi, duke thënë se ‘kjo ndodhi për herë të parë që nga viti 1998’.

“Liturgjia e Shenjtë e Hierarkut u shërbye nga Peshkopi Theodosius me klerikët dhe besimtarët në kishën e papërfunduar, me rastin e festës së Ngjitjes së Zotit”, thuhet në njoftim.

Në fund të vitit 1992 nisi ndërtimi i objektit të Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Nga ky institucion i lartë shkollor ishin dëbuar shqiptarët, sikurse edhe nga të gjitha institucionet tjera në Kosovë.

Për këtë arsye serbët që mbanin pushtetin absolut nuk e patën të vështirë t`i marrin tokën universitetit për të ndërtuar kishën.

Madje në ceremoninë e gurthemelit merrte pjesë edhe kriimineli nga luftërat e Ish-Jugosllavisë, Arkan.