Uragani Zeta përfshiu juglindjen e Luizianës (SHBA) mbrëmjen e së mërkurës herët, si një stuhi e nivelit të lartë të kategorisë 2.

Sipas mediave të huaja, kanë qenë platformat në Gjirin e Meksikës që kanë regjistruar shpejtësinë e erës dhe valët, dhe ua kanë dërguar të dhënat menaxherëve dhe meteorologëve.

Kështu, një platformë në jug të Luizianës në Gjirin e Meksikës tregoi shpejtësi të erës me 150 mph dhe dallgë më të larta se 15 metra.

Zeta është stuhia e 11-të me këtë emër që godet Shtetet e Bashkuara këtë sezon dhe është stuhia e pestë me këtë emër që bën zbarkimin në Luiziana këtë sezon uraganesh, i cili zyrtarisht nuk përfundon deri më 30 nëntor.