Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë ndaj hebrenjve.

Sipas tij, Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon lidhjen me shqiptarët, njofton Klan Kosova.

“Se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, e dëshmon edhe ky kompleks i vjetër me varret e tyre, që ruhet dhe mirëmbahet nga populli ynë. Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje”.