Botuesi dhe analisti i njohur, Alfred Cako, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme.

I ftuar në emisionin “360 Gradë”, Cako tha se ka një plan botëror për të pakësuar popullsinë, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.

Ai foli për planin e të ashtuquajturit “Klubi i Romës”, i cili sipas tij, ka planifikuar për të pakësuar popullsinë në çdo vend të botës.

Sipas analistit, “Klubi i Romës” ka 10 pika, ku në një prej tyre thuhet që toka duhet të ketë jo më shumë se 500 milion banorë, që të popullsia e botës të jetojë në një ekuilibër dhe harmoni me të mirat që ofron toka.

Analisti shton se popullsia do të pakësohet me të gjitha mënyrat, qoftë me luftra, qoftë me sëmundje, por edhe nëpërmjet ushqimeve.

Ai tha:

Ka një planifikim nga ajo që quhet Klubi i Romës për të pakësuar popullsinë në çdo vend të botës. Aty ka 10 pika dhe në një prej tyre thuhet që popullsia e botës që të jetojë në një ekuilibër dhe harmoni me të mirat që ofron toka duhet të jetë jo më shumë se 500 milion banorë. Një nga librat më të rëndësishëm për këtë ai që kam bërë unë. Klubi i Romës është krijuar në vitin 1969. Popullsia do të pakësohet me të gjitha mënyrat, qoftë me luftrat, qoftë me sëmundjet. Ka filluar që në kohën e komunizmit, me klorin në ujë. Një nga mënyrat në ushqim për të ulur numrin e popullsisë është përdorimi i ushqimeve si mielli i llokumeve dhe gurabijeve. Futja e ligjeve në vendet që kanë qenë komuniste të martesave të një seksi, në Shqipëri ka kaluar. Këto martesa synojnë që riprodhimi të jetë zero. Tjetër, ushqimi i keq dhe helmimi përmes barnave mjekësore. Janë dy kompani të mëdha, njëra për farat që u sjell popujve ushqimin OMGJ që shkakton shumë sëmundje.Ulja e popullsisë dhe shpopullimi i shqiptarëve janë dy gjëra që shkojnë paralel. Tjetër helmimi i ushqimit të kafshëve përmes avionëve që hedhin sulfat plumbi nga lart. Një plan tjetër ka qenë nxitja e viruseve vdekjeprurëse.”