Shkruan: Aleksander HASANAS

DELFI: Tempulli i Apollonit, zoti i dritës, i harmonisë; “fara” e krejt gjallesave të kësaj tokë e përeth saj, normal zuri pozicionin më të rëndësishëm dhe më të spikatur në botën e lashtë para-helene, e cila daton në shekullin e 4 pes. Dhe ky është tempulli i tretë i ndërtuar në të njëjtin vend, pas asaj përkushtuar perëndeshës Athena rreth shekullit të VII para Krishtit.
Ajo që na bën të ndalemi sërish mbi këtë emërtim të këtij tempulli nga më të lashtët pellazge, është vet origjina burimi i dritës diellore nga: PAlb *delwa = Dritë / Diell; (Del/Ba; dritë; ‘beh’ dhe ‘zbeh’), pra, është pikërisht kjo fjalë e lashtë ‘pellazgo-shqipe’ e cila në formën e saj nga më shkencoret njohur në gjuhësi, sjell: Delwa; Delba > Delbi = Delfi => Vend i shenjtë atribouar dritës hyjnore birit të tij: ‘ABYLLON / APOLLON’
‘Delphi’, qyteti antik dhe selia e tempullit dhe orakullit më të rëndësishëm i Apollonit. (i njohur sot si grek) në territorin e Phocis në shpatin e pjerrët të malit Parnasus, rreth 10 km nga Gjiri i Korintit, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 1987 – flet shqip, e normal ky tempull i përket asaj kulture nga më të lashtat ‘pellazgo – iliro shqiptare’.
Ps: Shkencërisht kemi të njohur se: Seritë e fjalëve me ‘w’ përfaqësojnë shkronjën e humbur / F / (digamma), e shprehur si / β / ose / φ / (/ v / ose / f / respektivisht). E cila në greqishten moderne zakonisht shprehet me një ‘konsonante’ / υ /. Për shembull, ‘Αυγό’ = ‘avgo’, por edhe ‘αυτός’ = ‘aftos’.
Si rezultat i kesaj kemi: *Delwa = Delba; Delbi = Delfi – Tempull përkushtuar dritës: Yllore; Abyllon > Apollon.