Lidhur me qeverisjen e re në Kosovë është deklaruar edhe deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Nikolas Löbel.

Ai tha se është koha që të përfundojnë negociatat për krijimin e qeverisë së re në Kosovë në mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Në një shkrim të publikuar në Twitter, Löbel tha se vullneti i njerëzve për ndryshim dhe demokracia e shprehur në zgjedhjet e gjashtë tetorit, duhet të përkthehen në qeverisje efektive dhe demokratike

Ai nuk harroi të përmend edhe sundimin e ligjit, qe siguron perspektivë evropiane për qytetarët kosovarë.

“Është koha që të përfundojnë negociatat për krijimin e qeverisë në Kosovë. Vullneti i njerëzve për ndryshim dhe demokracia që u shpreh në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar duhet të përkthehet në qeverisje efektive dhe demokratike, sundim të ligjit që siguron perspektivë evropiane për qytetarët kosovarë”, shkroi ai.

Ndryshe pavarësisht se kanë kaluar disa muaj, VV dhe LDK ende nuk po arrijnë të lidhin koalicionin bashkëqeverisës