epa06355054 German Minister of Agriculture, Christian Schmidt, at the beginning of a meeting with representatives of communities affected by pollution related to the emissions of diesel vehicles, in Berlin, Germany, 28 November 2017. The Government continues with its meetings with mayors of German cities suffering under high air pollution caused by nitrogen oxide (NOx) emissions of Diesel engines to discuss measures of air quality improvement. Measures to improve air quality are a software update on vehicles and bonuses on new cars purchases. The most polluted cities will be supported with a Government fund to promote public transport and greener transport alternatives. EPA-EFE/FELIPE TRUEBA

Deputetët gjermanë Christian Schmidt dhe Peter Beyer kanë qëndruar gjatë këtyre dy ditëve në Kosovë.

Pas takimit të zhvilluar mbrëmë me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, dyshja janë takuar sot edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa si dhe nënkryetaren Vjosa Osmani.

Në një deklarim për media, deputeti Schmidt ka deklaruar se situata në Kosovë është tejet e rëndësishme për Gjermaninë, si dhe për kancelaren gjermane Angela Merkel.

Ai tha se përderisa ka bisedime në mes VV dhe LDK-së, sigurisht që do të ketë rezultatet pozitive.

“Pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në Kosovë mendojmë se kjo është datë vendimtare për vendin tuaj për faktin se periudha në të cilën po e nisim tani është e rëndësishme edhe për krijimin e qeverisë. Për në është jashtëzakonisht në interes që të bëjmë të qartë se për Qeverinë Federale të Gjermanisë zhvillimi në Kosovë është me rëndësi dhe të madhe dhe integrimi i Kosovës në BE është poashtu me rendësi. Unë vi nga partia që është pjesë e Partive Popullore Evropiane dhe nga ky aspekt ka qenë me interes që të zhvillohet në Kosovë jam kryesues i GP dhe me këtë rast presidenti i ri Tuss, më ka lutur që të vie në Kosovë për t’u informuar për zhvillimet në Kosovë dhe pas së cilës do të takojmë edhe kancelaren Merkel e cila interesohet për këtë vizitë.Ne kemi zhvilluar takime me partnerët tanë e LDK-së meqenëse edhe ata janë pjesë e Partive Evropiane dhe janë persona që ne i njohim.E njëjta vlen edhe për kontaktet me Kurtin të cilin e kemi takuar për herë të parë në Kosovë. Sa i përket takimeve me përfaqësues të tjerë ka të bëjë ekskluzivisht me terminet tona, apo agjendën tonë të ngjeshur fakti që nuk mundemi të takojmë kryeministrin në detyrë, Haradinajn”, tha Schmidt.

Ai theksoi se sa i përket temave që prekin politikën e jashtme, kishin disa udhëzime megjithëse edhe pse jo të reja, por të rëndësishme.

“Kjo ka të bëjë së pari me atë, pra rrugën e Kosovës drejt BE-së. Nuk e shohim se do të jetë e lehtë nëes flasin për shkëmbim territoresh, madje mendoj se kjo çështje është jashtëzakonisht e rrezikshme. Ne në Gjermani luftojmë edhe për atë që t’i mbështesim bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, megjithëse e dimë se këto bisedime mund të jenë të vështira.

Por Shqipëria është në njërën anë, dhe Kosova në tjetrën pra janë dy çështje të ndara. Në këtë rast në koalicion nuk është e thënë që të krijohet një lidhje dashurie, sa për ta ilustruar këtë, njëri nga presidentët federalë gjermanë gjatë një pyetje e cila i është bërë atij nëse e do vendin e tij, ai ka thënë e dua gruan time. Prandaj ajo çfarë duhet të them është se nuk duhet të krijohen lidhje dashurie.

Ajo që ka rëndësi është që të ketë besim në mes të palëve dhe kjo gjë është serioze dhe megjithatë do të kisha pasur një rekomandim: Marrë parasysh edhe përvojën time të cilën e përmenda për formimin e koalicioneve në Gjermani, ekziston një rregull i artë. Në qoftë se bisedimet për koalicione janë në vazhdim e sipër, rregulla është mikrofoni dhe jo telefoni”, tha ai.

“Ne me ata të cilët kemi biseduar jemi të të njëjtit mendim që për një vend i cili sapo ka dalë nga zgjedhjet parlamentare është e rëndësishme që të ketë një qeveri stabile dhe të mos ketë lojëra taktike. Dhe mendoj se modeli spanjoll nuk është për t’u imituar. Më e rëndësishme është që të kihet besim dhe përgjegjësi. Në qoftë se e keni kuptuar drejtë, ka mbetur edhe një javë kohë deri në konstituimit të Kuvendit, pra s’ka shumë kohë por pritja jonë është pas bisedave që kemi zhvilluar se kur telefonojnë apo bisedojmë me njëri-tjetrin, mund të gjendet zgjidhja.

E kemi ndjerë tek të dyja grupet që kemi biseduar, se ka një përkushtim nga të dyja palët.Kjo ka të bëjë me një dëshirë , por duke atë që ne mbështesim është çështja e kosovarëve dhe përfaqësuesve të shtetit të Kosovës për të diskutuar dhe krijuar qeverinë dhe për të vendosur sa i përket sovranitetit të shtetit të tyre dhe të gjitha të tjerat. Të gjitha çështjet që Kosova mendon se janë në të mirën e saj ne ju mbështesim, sepse me rëndësi tani është zhvillimi i Kosovës dhe rëndësi ka edhe roli i vendit tuaj dhe gjithë Ballkanit duke marrë parasysh rrugën që do të ketë në drejtim të BE-së”, përfundoi deputeti gjerman.