Deputeti gjerman Peter Beyer, është pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj për liberalizimin e vizave.

Haradinaj kishte premtuar liberalizim vizash para Krishtlindjeve, por ‘s’ka më shpresë’.

Beyer veç tjerash tha se Gjermania vazhdon ta mbështesë Kosovën në këtë process dhe ndoshta vizat mund të liberalizohen vitin tjetër.

“Është e rëndësishme dhe ne ende iu mbështesim në këtë proces, por të jem i sinqertë, kam pritur që të ndodhë dicka këtë vit, tani ky vit gati po përfundon dhe ndoshta do të ndodhë vitin tjetër”, ka thënë Beyer