Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha i kërkoi kryepalrmanetarit Glauk Konjufca që produktet serbe të cilat shërbehen në byfenë e Kuvendit të largohen.

Berisha në seancën e sotme një pije, pra produkt serb ia vendosi Konjufcës tek ulësja. Po ashtu këtë produkt serb ai e vendosi edhe tek ulësja e kryeministrit, Albin Kurti.

Berisha i tha KosovaPress-it se nga Konjufca kërkoi që të mos lejojë të shërbehet ky produkt meqë si parti kanë qenë të zhurmshëm ndaj prodhimeve serbe.

“Në byfe të Kuvendit shërbehen pije të prodhuara nga Serbia. I kërkova kryetarit Konjufca që të mos lejojë të shërbehet kjo pije meqë si parti kanë qenë shumë te zhurmshëm kundër prodhimeve serbe. Dhe kanë qenë këmbëngulës për bashkimin e trojeve shqiptare”, tregoi Berisha për KosovaPress.