Mesditën e sotme mes përfaqësuesve të Luginës së Preshevës është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Memorandumi u nënshkrua në praninë e ministres së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Shtublla dhe Gent Cakaj.

Takimi dhe diskutimet janë mbajtur në një tryezë jashtë vëmendjes së medias.

Gjatë tyre mësohet se deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi ka shprehur pakënaqësi në drejtim të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas tij, që prej qeverisjes Berisha, për Preshevën dhe Luginën në tërësi nuk është bërë asgjë nga të dyja shtetet.