Shkruan: Aleksander HASANAS

Brygianët ishin një popull më i moshuar sesa egjiptianët dhe se gjuha e tyre frigje ishte gjuha origjinale e burrave. Në burimet «greke» ata shfaqen së pari nga Homeri në Iliadë, i cili i përmend ata si aleatë të Trojanëve që erdhën nga Ascania (Bithynia). Në fillim të shekullit të 7 para Krishtit.

Midis fjalëve të panumeerta tee cilat flasin shqipe në fjalorin frigjian, gjejmë një fjalë shqipe të pastër e cila gjendet edhe tek një mbishkrim Phrygian, në formën e një këshille, e pikërisht kemi të bëjmë me fjalën: ABBERET, e shohim atë këtë herë në formë tabelë, pasi na duhet të lexojmë aty edhe sqarime të tjera shoqëruese mbi këtë fjalë të lashtë frigjiane (Phrygian) plus edhe sinonimet e kësaj fjale në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, armene, greke dhe sigurisht të sjella në gjuhën angleze.

Së pari vështrojmë me kujdes edhe njëherë fotshkrimin dhe shohim aty fjalët frigje madje sapo të trajtuara, dhe kemi: *AB = Pranë, afër, dhe po aty gjejmë fjalën tjetër Phrygian: ‘MEBERET = Mbart, (transportoj) dhe më poshtë saj të nënëvizuar kemi fjalën (Phrygian} Frigian: BEP; BER = Mbaj, të mbaj, ‘mbart’.

Tashmë e kemi më se të qartë kuptimin e fjalës frigje, një fjalë kjo e përbërë nga: ABBERET = ‘AB + BERET’, ku ‘AB = Pranë’ dhe ‘Beret = Mbaj, mbart’, (transferoj) pra thënë shkurt kemi: ABBERET = Pranë + Mbart -> Mbaj/pranë.

Lidhjen e kësaj fjale frigje me gjuhën shqipe do e shohim edhe më të plotë tek një mbishkrim (këshillë) e kësaj gjuhe të lashtë më e lashtë edhe prej gjuhës egjiptiane. Mbishkrimi në original është ky:

Phrygians shkruar : Βας ιοι βεκος μεβερετ – Bas ioi bekos meberet

Kuptimi në English: Bas will take his bread away.

Në gjuhën shqipe – : Pas i buka me viret

Nga studimet e kryera vërejme se ka një përpjekje për manipulim nga studiues të ndryshëm të cilët sa herë shohin vështirësi për ta trajtuar një fjalë apo një mbishkrim si të gjuhës greke, bashkojnë ose i ndajnë fjalët e dialekteve, apo gjuhëve të ndryshme “para-greke” ashtu si atyre ju intereson duke thyer krejt normat llogjike –gjuhësore, qoftë edhe shkencore. Por edhe në rast se fjalët në këto shkrime, e mbishkrime gjenden të shkruara bashkë, sërish kur ato deshifrohen, nuk ka arsye të mos i paraqitim të ndara më vete, për lexuesin dhe studiuesin vet, shohim tani mbishkrimin në gjuhën frigje, kujt gjuhe i përket ajo?

E risjellim edhe njëherë për ta patur sa më pranë syve këtë mbishkrim

Phrygians shkruar : Βας ιοι βεκος μεβερετ – Bas ioi bekos meberet.

Kuptimi në English: Bas will take his bread away.

Në gjuhën shqipe – : Pas i buka me viret

Ky mbishkrim është një mbishkrim i shkurtër në formë këshille i cili ka gjithesej vetëm katër (4) fjalë i shohim ato:

1- Βας _____________ Bas;
2- ιοι ______________ ioi;

3- βεκος ___________ bekos

4- μεβερετ _________ meberet.

I krahasojmë tani me rradhë fjalët frigje me gjuhën e lashtë shqipe.

1– Bas => Pas, sepse shkronja ‘P’ renditet direkt e zbutur pas shkronjës ‘B’ kjo për shkak të derivatit, kalimit fonetik midis shkronjave buzore në këte rast dhe jo e kundërta. Shembullin më të qartë kemi vet emërtimin e këtij populli të lashtë banorë të trojeve brigjeve shqiptare. Psh kemi: Bregas –Phrygas –Frigas.

Fjalën e dytë tek ky mbishkrim kemi:

2- Ioi – nyjë shumë zanorshe tipike – ilire, në këtë rast, ajo sjell fjalën “Bekos” në trajtën e shquar, “ιοι βεκος = Buka“. Fjalë kjo e njohur tashmë prej krejt botës së letrave dhe asaj shkencore se: ‘Bekos = Buka’, i takon gjuhës shqipe e padiskutim, këtu edhe për një arsye tjetër tepër domethënse, sepse dimë në gjuhën greke: β = v/υ/ϝ e pas kësaj fjala më e lashtë e njohur ‘βεκος’ ne gjuhën greke do të lexohej “Vekos” njëjtë si tek emërtimi: βασιλιάς = Vasiliás = Mbret. Veç kësaj sapo fjales Frigje BEKOS i largojmë asaj prapashtesen e njohur greke në këtë rast shtuar prej studiuesve, pas kësaj kjo fjalë ngelet e pastër e virgjër shqiptare: BEK = BUK, me kuptimin e saj të qartë brumë i Pjekur, Pek, BEK.

Pas kësaj shohim fjalën e tretë të këtij mbishkrimi:

3– Meberet => Me Beret –Mê Biret – Mê Viret. – e Mbart Bukën me vete (b=v).

Ende sot në gjuhën shqipe kemi në përdorim fjalën: Bie, ‘e bije’ biere; sille, e mbart me vete, veç kësaj, ashtu siç shpjeguam edhe më sipër se (b = v/p/m) dhe ( b > bh/ph = f ) sërish do gjejmë fjalën e lashtë shqipe *Ber-et, evoluar dhe adoptuar tashmë si e saj edhe nga gjuha greke: “Bere – Pere – to e Fere; φερε” {ndaj në gjuhën greke kemi: ‘το πηρε; to pire = e mori’) ashtu si: ‘Parto = Mere’.

Për me tej i drejtohemi edhe fjalorit të gjuhës shqipe dhe aty kemi:

BIE II kal.

Mbartdiçka nga vendi e mar ku është dhe e sjell e bie afër, e sjell; e zhvendos, etj shembuj të tillë.
Duhet theksuar se fjala e fundit {μεβερετ; meberet} tek ky mbishkrimi i lashtë Phrygian, le shkak të dyshohet se ajo fjalë nuk ndahet qëllimisht, jo vetëm kjo, por edhe shkronja ‘β’ nuk lexohet baraz ‘V’ – ashtu si tek krejt rastet e tjera në gjuhën greke ku: β = υ – përse këtu jo?

Gjithësesi tek ky deshifrim ka një gysëm të vërtet – sepse pranohet zyrtarisht i saktë kuptimi i këtij mbishkrimi i cili na jepet në gjuhën angleze, por askush nuk flet dhe nuk jep të dhëna se ku mbeshteten dhe kujt gjuhe i janë rreferuar për zbërthimin e këtij deshifrimi? E ndërkohë aty nuk ka asnjë fjalë greke.

A thua se vetëm duke e lexuar këtë mbishkrim nëpërmjet alfabetit të lashtë, “Phrygians” del ky kuptim? Në se po; atëhere popujt e Brigjeve, Brygian -ët ishin pararendësit tanë dhe flisnin Shqip. E lexojmë edhe njëhere këte ‘këshille të mirë’ frigjase duke sqaruar se fjala e parë aty ‘Bas’, nuk është një ‘emër personal’, siç na i paraqesin studiuesit e këtij mbishkrimi, për arsyen e vetme, sepse në po këtë ‘Fjalor Phrygian’ i nxjerrë si rrezultat i vet punës së tyre, madje një punë madhore kjo, nga të njëjtet autorë, aty nuk gjejmë emër personal i quajtur ‘Bas’ dhe pas kësaj kemi:

– Phrygians shkruar: Bas ioi bekos meberet – Βας ιοι βεκος μεβερετ

– Në gjuhën Shqipe -: Pas i buka me viret – Bas ioi bekos mè beret

– Kuptimi në Eng. .. : Bas will take his bread away.

Vetëm duke ju drejtuar formës strukturore së gjuhës shqipe ndërtuar do shohim se ky deshifrim lexohet pa asnjë vështirësi prej saj, ashtu si në të kundërt në gjuhën greke dhe atë angleze ku mbiemri vendoset para emrave dhe folja nuk mund të ndryshojë pozicionin e saj lirshëm njëjtë si tek gjuha ‘arkaike shqipe’ ku mundemi të shprehemi:

– Basi e mori bukën me vete

– Me vete Basi e mori bukën

– Bukën Basi e mori me vete

Kjo është gjuha shqipe një gjuhë e lashtë, e para gjuhë e krejt simotrave dhe bijave të saj, e krejt gjuhëve IE quajtur.

Fatkeqësisht gjuha greke, përqasja e saj në këtë mbishkrim, është i pamundur.