Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Haki Abazi ka blerë postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës nga Albin Kurti, për këtë thotë se e dinë edhe zyrtarët e Vetëvendosjes,
Thaçi po ashtu ka zbuluar një detaj të pa dëgjuar deri tani, ai tha se Haki Abazi ka vizituar tri herë Serbinë në kohë pandemie.

Ai tha se Abazi ka qëndruar tri herë në Kopaonik të Serbisë, ai ka pasur takime me zyrtarë të Serbisë në kohë kur Kosova po ndodhej në kohë pandemie.

Presidenti tha se për takimin e Abazit me zyrtarë të sigurisë së Serbisë u njoftua nga institucionet kosovare dhe shpejt do t’i publikon dokumentet.

“Z.Kurti duhet dëshmon edhe diçka se si zëvendëskryeministri Haki Abazi e ka blerë postin pak para zgjedhjeve është dëshmi e vet zyrtarëve të Vetëvendosjes”, tha Thaçi
“Flas me dëshmi me institucionet përkatëse të institucioneve, është takuar me zyrtarë të Serbisë, është takuar me zyrtarë të sigurisë së Serbisë”, tha Thaçi në T7.

Thaçi tha se për këto është njoftuar nga institucionet relevante të sigurisë së Kosovës, të cilat e kanë njoftuar dhe kjo vizitë është në dijeni të tij.