Shkruan: Shqipe HOXHA

DI-Dy Malet tona.
Për ju prindër të rinjë që prisni fëmijë, emer shume i bukur ilir Dimali/ose Dimala❤
Dimali ka qenë një nga qytetet me te fortifikuara të Ilirisë dhe ka luajtur një rol te rëndësishëm ne luftërat iliro-romake. Simbole i qytetit ka qene djaloshi Dimal,i cili ishte kampion i lojrave te organizuara.
Ne vitin 219 para Krishtit, Demeter Fari mbreti i Ardianeve, që më parë kishte qenë komandant i ushtrisë së Mbretëreshës Teuta, kishte vendosur një garnizon me Dimalin, e konsideruar si qytet që se merrte dot dora e armikut.
Në shumë tjegulla janë gjetur mbishkrime me emrin “Dimalitan”, duke treguar qartë se punishtet ishin pronë e qytetit.
Shkrimtari antik Polibi, thekson se lufta e dytë Ilire – Romake ndodhi gjatë viteve 219 – 218 para Kr. kohë në të cilën Dimali ishte fortifikuar.
Ekspedita e parë arkeologjike filloi në 1963 dhe prej atij viti një stoa 30 metra e gjatë ka dalë në dritë. Monumenti tregon një ngjashmëri të madhe me stoan e Apolonisë duke treguar për lidhjet e forta ndërmjet dy qyteteve.