Dje në orët e pasditës zjarri ka kapluar një sipërfaqe të madhe të pyjeve ,të fshatrave përrreth , të depos së druëve dhe ndërtesës së shkollës fillore “Dacaj” në Dacaj të Rozhajës

Fillimisht në mesditë zjarri ka kapluar objektin ndihmës depos së druve për nxemje e cila gjendej në oborrin e shkollës ,edhe me intervenimin e shpejt të njësitit të zjarrfikësve u dëmtua në tërësi sepse zjarrin e ndihmonte era e fortë me shpejtësi prej 100 kilometrave në orë , ka deklaruar për Telegraminsot, drejtori i shkollës Haxhi Lajçi. “Me ftesën time në ndihmë për shuarjen e zjarrit dhe lokalizimit të shpejt ka ardhur Organizata Ndërimore e rrugëve “Euroasfalt “ nga Bosnja ,të cilët janë duke hapur tunelin aty afër ”.

Po si e mori informaten për zjarrin në shkollë z. Lajçi. “Në orën 23 (njzetë e tre) të mesnatës me ka ardhur lajmi nga një individ për djegien e lokalit të shkollës.Meniherë pas arritjës sime aty, kam vërejtur se zjarri kishte kapluar zyrën time dhe një pjesë të kulmit të shkollës .Njësiti i zjarrfikësve kanë kanë arritur shumë shpejt të lokalizojnë djegien e pjesës tjetër të shkollës .Pas shuarjës së zjarrit kam kërkuar kujdestari nga pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme dhe organizatës së zjarrëfikësve,të cilët kanë bërë rojë gjatë gjithë natës ”

Lajçi për Telegraminsot ka treguar edhe për dëmet qe jan shkaktuar nga ky zjarrë.

“Objekti i shkollës ka pësuar dëmtime të shumëta,por më së shumti është dëmtuar dhe asgjësuar në tërësi arkivi i shkollës ,i cili ka rëndësi të madhe për historikun të punës së vet më shumë se një gjysmë shekulli ”.

Sipas Lajçit lidhur më këtë rastë është informuar edhe shteti i Shipërisë.

“Po sot me ka kontaktuar në telefon Shkëlqësia e tij Ridi Kurtezi –Ambasadori Shqipërisë në Mal të Zi ,i cili ka shprehur dhimbje për dëmin e madh që ka shkaktuar zjarri shkollës sonë .Gjithashtu me ka përcjellë interesimin ,përkrahjen nga ana e Presidentit të Shqipërisë z, Ilir Meta .Në emrin tim ,të nxënësve dhe të stafit Ju jam mirënjohës për interesimin dhe përkrahje morale dhe vëllazërore !

Sot para ditës, me ftesën e drejtorit organet e zbulimit nga Podgorica dhe Rozhaja ,specialistë të zjarreve kanë kryer punën e vëzhgimit ,shënimit dhe inçizimit e lokalit të shkollës në tërësi ,nga të cilët pres që shumë shpejt të bëjnë zbullimin motivit të këtij aktit vandal .
Po kushë qendron prapa kesajë vepre të dëmshme.
“Ky dëmtim ,mendoj unë,është atak në Shtetin e Malit të Zi ,atak i ekzitiminit tonë si shqiptarë , atak të fëmijët dhe prindërit tanë ,atak në Institucion Publik arsimoro-edukativ i vetëm në gjuhën shqipe ,i cili Institucion ka pasur dhe do të ketë përherë përkrahje të madhe nga shumë dashamirë të edukimit dhe arsimit shqip të Shtetit tonë dhe më gjërë në Europë e deri në Amerikë”

Lajçi, hedhë dyshime se zjarrvenja nuk ēshtē teknike.”

Unë atyre ju kam deklaruar se dyshoj që zjarri është shkaktuar qëllimisht nga dora e njeriut sepse kam vërejtur shenja të qarta të dëmtimit të grilave nga ana e pasme e dritarës së shkollës. Gjithashtu theksoj se shkolla tash dy vjet Ministria ka bërë sigurimin me 8 (tetë )kamera të vëzhgimit gjatë gjithë kohës ,por për shkak të dëmtimeve nga zjarret rryma elektrike tash dy dit nuk ka funksionuar,e kur nuk ka rrymë nuk funksionojnë as kamerat e vëzhgimit”