Shqipe Hoxha

Per Duklen apo Dioklen shkruajnë historiani i shekullit parë (mbas Krishtit) Plini , gjeografi i shekullit dytë (mbas Krishtit) Ptolomeo e tjer, të cilet e kanë “njohur” nga afer ketë trashigimi të qytetrimit ilir, të “pervetsuar” nga romaket.

Qyteti antik Dioklea ose Dukla ishte e ndertuar në derdhjen e lumit Zeta (Genta) në Moraçë, afer Potogrorices sotme (rreth 5 km në veri të saj). Dioklea ka qënë kryeqytet i fisit Ilir të Diokleateve .

Per kohen e shkaterrimit të ketij qyteti të njohur Ilir mesojmë edhe nga albanologu kroat Milan Shuflaj ,i cili ndër të tjera thoshte : “..Qyteti i madh …Doklea u rrenua prej katastrofave natyrore dhe fuqive barbare . Atë e goditi rendë termeti i vitit 518. Qyteti u shkretua rreth shekullit VII. Pjeset e tij të shkaperdredhura i rrembyen keshtjellat e aferta…( Milan Shuflaj ,Serbet dhe Shqiptaret ,fq.15).

Një spjegim me vlera per rrjellojat e emrit të Diokles e bënë me punen e tij studimore (të çerekut të parë të shekullit XX) , albanologu Milan Shuflaj i cili “nënvizonte” se ; në veri , në treven e vjeter të dokleateve ilir ekzistonte provinca Doklea , Dukla e cila nën ndikimin e rrefimeve mbi perandorin Dioklecian u quajt Diokletia..(Milan Shuflaj; Serbet dhe Shqiptaret ,fq.37).

Diokletiani apo siç thuhet më shpesh Diokleciani ka qënë perandor “romak” me origjinë të paster Ilire.

Një historian amerikan shkruan se Diokletiani lindi në një familje të panjohur dalmate ( Ilire N.B.), në fshatin Dokleas, në pellguan e bregut të liqenit Shkodres..(Edwin Jacques , Shqiptaret…fq.151).