Gjatë ditës së sotme 9 futbollist të Kombëtares së Kosovës do të luajnë me skuadrat e tyre.

Nga ora 15:00 Valon Berisha do të përballet me skuadrën e Sampdorias kurse nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja tjetër në itali në mes Torinos dhe Sassuolos, ndeshje në të cilën mund të luaj edhe “garidiani” i portës kosovar, Samir Ujkani.

Në kampionatin gjerman do të mund t’i shohim Rashicën dhe Rexhbecajn ku të dy do të luajnë nga ora 15:30.

Kurse skuadrat angleze sot do të kenë punë me tre kosovar, bëhet fjalë për Hadërgjonaj i cili do të luaj për Huddersfield, Nuhiu që do të paraqitet për Wednesday dhe Celina për Swansea, po ashtu të trija ndeshjet do të fillojnë nga ora 16:00.

Kurse ylli kosovar, Vedat Muriqi do të luaj për skuadrën e Fenerbahces nga ora 18:00 dhe Dreshevic do të luaj për Heerenveen nga ora 19:45.