Ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati caktohet si i dërguar i posaçëm në OSBE. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftim i në faqen e OSBE.

Në dallim me emërimet e tjera të cilët mbulojnë një fushë specifike, Bushati në cilësinë e të dërguarit të posacëm do të trajtojë cështje dhe problematika të të gjitha fushave me të cilat kryesia mund të përballet gjatë drejtimit të organizatës.

I dërguari i posacëm është një risi e Presidencës Shqiptare të OSBE-së, pasi presidencat e shkuara nuk kanë pasur një pozicion të tillë.