Donald Trup ka deklaruar pak orë më parë se do të pezullojë të gjitha fluturimet me Europën për 30 ditë, për shkak të koronavirusit.

Anulimi do të përfshijë shumicën e vende europiane. Njoftimi u bë përmes një deklarate për shtyp .

Sipas Trump ky hap drastik, po merret si një përpjekje për të përmirësuar një krizë të shëndetit publik që ka përfshirë presidencën e tij, po cënon ekonominë dhe po prish jetën e përditshme.

Trump ka deklaruar se BE nuk po bën mjaftueshëm për të parandaluar pandeminë.

Menjëherë pas kësaj, administrata e tij e bëri të qartë se vendimi nuk ishte aq drastik sa Presidenti deklaroi. Ndalimi do të vlejë vetëm për shtetasit e huaj dhe jo për shtetasit amerikanë që ishin ekzaminuar para se të hynin në vend.

Trump u detyrua gjithashtu të sqaronte se ai nuk po bllokonte mallrat nga Evropa, pavarësisht se tha se ndalimi i tyre do të zbatohej për sasinë më të madhe të tregtisë dhe ngarkesave përtej Atlantikut.