Edhe pse workshopi ishte gratis, ata kërkonin 700 Euro për ta akredituar dhe për të fituar credit points? 700 Euro për një akt burokratik në një vend të varfër!

Kardiologu i njohur shqiptar nga Zvicra, Dr. Florim Cuculi, drejtues mjekësor i Spitalit Kantonal të Lucernit, ka bërë një postim në fb lidhur me një aktivitet të zhvilluar para dy ditësh në Prishtinë. Ai në këtë postim shpreh habinë dhe mllefin me një veprim mosmirënjohës të Odës Ekonomike të Mjekëve të Kosovës ndaj këtij organizimi.

Në vazhdim, teksti i dr. Cuculit.

“Të shtunën organizuam bashkë me YESS Pharma një workshop për interpretimin e EKG-së në Prishtinë. U mahnita nga interesimi, nga angazhimi i studentëve dhe mjekeve të reja/të rinj. Kush thotë që nuk ka interes dhe nuk ka vullnet?!!

Workshopi ishte gratis, unë i mbulova kostot e mia, YESS Pharma mbuloi kostot e sallës. Dhe çka bëri Oda e Mjekëve të Kosovës?! Edhe pse workshopi ishte gratis, ata kërkonin 700 Euro për ta akredituar dhe për të fituar credit points? 700 Euro për një akt burokratik në një vend të varfër! 700 Euro kur e dinin qe eventi ishte gratis për pjesëmarresit dhe nuk bëhej fjalë për marketing të një medikamenti por për mësimin e EKG!!! E turpshme kjo!

Sidoqoftë, unë kam shpresë për të ardhmen. Dhe do të vi përseri, me apo pa credit points! Faleminderit për pjesëmarrjen e angazhuar mjekëve të rinj! Yes, we can!”, përfundon teksti i dr. Cuculit në facebook.