Lideri i Nismës Qytetare URA, Dritan Abazovic, ka konfirmuar se sot ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Abazovic përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se është mirë me shëndet dhe ndodhet në vetizolim.

”Pas testit që e kam bërë sot, kam rezultuar pozitiv me coronavirus. Gjendja ime është e mirë dhe unë ndodhem në vetizolim. Mbani maskat dhe distancën”, ka shkruar ai.