Xhemile Hysenaj

Viti që lam pas padyshim se ka qenë një vit tejet i suksesshëm për Dua Lipën. Ka qenë pjesëmarrëse në shumë koncerte e festivale, ka qenë fytyra e shumë brendeve të njohura botërore, ka fituar shumë çmime dhe ka qenë fytyra e shumë revistave të njohura,
Vitin 2019 këngëtarja e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë një prej fytyrave që ekspozoheshin në sheshin e njohur të New Yorkut, Times Square. Ku ndër të tjerash përmendej edhe emri i Kosovës.

“Artistja më e mirë e re 2019. Nga Kosova në Britani të Madhe, drejt nominimit për artisten më të mirë të re. Dua Lipa”, shkruhet në reklamat e hapësirës më të njohur në botë.

Këngëtarja më pas plasoi këngën e saj ”Swan Song”, këngë kjo që gëzoi shumë sukses dhe miliona klikime në Youtube.

Në fillim të muajit shkurt, Dua Lipa, u bë fituese e dy çmimeve Grammy, duke u bërë shqiptarja e parë që fiton Grammy,

Çmimin e parë e fitoi në kategorinë “Best Dance”, për të vazhduar më vonë edhe më çmimin e dytë, atë në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”.
Emocionet e Duas në momentin që është shpallur fituese sigurisht se ishin të papërshkruara, por ajo gjithçka e përmbledhi me një status në Facebook. “Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, thotë ajo në statusin e saj.

Mirëpo sukseset e këngëtares sigurisht se veçsa kishin filluar. Dua menjëherë pas Grammy-t hyri në mesin e shumë yjeve botërore në muzeun ”Madame Tussauds” në Londër. Figura prej dylli e këngëtares nuk dallonte fare nga origjinali. Dua befasoi fansat e saj të mbledhur në muze ku pozonte para figurës së saj. Vetëm pak ditë më pas ajo do të fitonte ”Brish Single”me këngën ”One Kiss” të cilën e kishte në bashkëpunim me Calvin Harris.

“Brish Single” me këngën “One Kiss” të realizuar së bashku me Calvin Harris.

Dua Lipa nuk ka lënë anas asnjëherë inkuadrimin e saj në kauza të ndryshme të shoqërisë, sidomos ato feministe dhe ato të komunitetit LGBT, ku këngëtarja shqiptare gjithmonë shfaq përkrahjen e saj.

Në Mars të vitit 2019 ajo u bë pjesë e ”Global Feminism”, për të cilin ka thënë se ndihet e inspiruar për të përkrahur gratë në gjithë botën.
”Faleminderit Annie Lenox që më ke ftuar për të qenë pjesë e filmit që i ndihmon çdokujt që t’i kuptojë vështirësitë me të cilat vajzat dhe gratë përballen çdo ditë”, ka shkruar ndër të tjera Lipa.

Menjëherë në filim të muajit prill, Lipa udhëtoi për tre ditë në Liban në një mision humanitar në bashkëpunim me UNICEF-in, ku organizoi shumë aktivitete për fëmijët refugjatë atje.

“Unë kam pasur eksperiencën më të madhe gjatë qëndrimit në Lebanon, tri ditët e fundit, duke takuar fëmijë në vendbanime refugjate dhe trajnimin e të rinjve dhe programet e ndërtimit të aftësive. Unë në veçanti dëshiroi të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëz të përshtaten me çdo rrethanë për të cilën janë futur për shkak të konflikteve. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend për të qenë në gjendje të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencial të plotë. Unë gjithmonë besoj tek fëmijët pasi ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë emocionuese por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende qeshin. Unë i kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësit që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të luftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur”, ka shkruar Lipa për qëndrimin e saj në Liban.

Muaji maj ishte paksa i heshtur për këngëtaren, mirëpo ajo në qershor u kthye fuqishëm, duke u bërë artistja e parë femër në histori që ka tri këngë të dëgjuara mbi 800 milion herë në Spotify

Këtë sukses, Dua Lipa e arriti falë tri këngëve të saj shumë të suksesshme dhe të dëgjuara si: “New Rules, “One Kiss” (bashkëpunim me Calvin Harris), dhe “IDGAF”.

Ndërsa menjëherë në korrik, në “02 Silver Clef Awards”,këngëtarja fitoi çmimin “Artistja më e mirë femër”.

Në fillim të gushtit, Dua u bë imazhi i parfumit të njohur botëror YSL BEAUTY. Dua menjëherë pas kësaj është shprehur se ndjehet shumë e lumtur që më në fund po e zbulon aromën më të re të nxjerrur nga kjo markë.

Ajo që do të shënonte këtë vit, sidomos në raport me shtetin e Kosovës, do të ishte marrëveshja që këngëtarja nënshkroi për krijimin e Sunny Hill Academy në Prishtinë. Marrëveshje kjo e cila u bë kur këngëtarja erdhi për festivalin ”Synny Hill”, që tashmë është bërë një traditë.

Dua Lipa u shpreh se, kjo ka qenë një ëndërr e madhe e saj, të ketë një vend apo një qendër ku të rinjt mund të shprehin talentin e tyre, dhe tash që kjo ëndërr po bëhet realitet, une ndihem shumë krenare pasiqë është një projekt shumë i madh për të cilin unë jam e apasionuar ‘’ëe dream big’’, deklaro ajo në konferencën e mbajtur me 1 gusht.

Për një lajm tjetër të rëndësishëm, ishte i ftuar edhe Gëzim Gashi, i cili deklaroi se Sunny Hill Foundation ka ndarë fondin prej 150 mijë eurosh për të jetësuar Qendrën Kulturore e cila do të funksionalizohet gjatë vitit tjetër. Ky është bashkëpunimi i parë në mes të Sunny Hill Foundation dhe Oaks Christian School dhe Institute of Arts and Innovation përfaqësues nga Gëzim Gashi. Tre të rinj nga Kosova do të kenë mundësi që gjatë vitit 2020 të udhëtojnë për Amerikë, si pjesë e Quincy Jones Production dhe Institute of Arts and Innovation.

Sunny Hill filloi dhe këngëtarë të ndryshëm të njohur ndërkombëtarisht ishin të pranishëm. Dua Lipa e cila për këtë vit nuk kishte konfirmuar se do të performonte, fansat e saj i surprizoi duke performuar me këngën ”One Kiss”, në bashkëpunim me Calvin Harris.

Më pas në shtator Dua promovoi koleksionin e markës ”Pepe Jeans London”, të cilin e kishte paraljmëruar shumë kohë më parë.
Pak kohë mas këtij promovimi, Dua do të bëhej imazh i revistës ”The Face”. Këngëtarja publikoi një video, në të cilën u shfaq e veshur me fustan të zi dhe çorape të verdha.

Dua thotë në video se muzika në vitin 2019 ka të bëjë me gratë, të duan, të shpërndajnë dashuri dhe të dashurohen. “The Face Magazine” është revistë mujore, e cila ka të bëjë me muzikën, modën dhe kulturën. Duke u bërë menjëherë edhe imazh i revistës më të njohur në botë, revistës ”Vouge”.

Në tetor të viti të lamë pas, Dua mbajti ligjëratë në Universitetin e Kembrixhit, ku kërkonte të thyhen normat gjinore.

Ajo e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në llogarinë e saj personale në instagram. “Të hënën isha në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për ta mbajtur një fjalim në lidhje me atë se çfarë të bën të pëlqyer si grua e re në industrinë e muzikës, veçanërisht në medie dhe medie sociale. Po ashtu diskutuam rreth asaj se çfarë mund të bëjmë për ta bërë ndryshimin e mirëpritur si shoqëri për t’i thyer normat gjinore. Prindërit e mi ishin të lumtur që më në fund unë ia dola mbanë”, shkruante Dua.

Në nëntor, Dua ishte këngëtarja që bëri hapjen solemne të ”MTV Europe Music Awards”, organizim ky që u mbajt në Sevillë.
Këngëtarja shqiptare interpretoi këngën e saj më të re ‘Dont start now’ me një koreografi të shkëlqyer ku u përcoll nga një grup valltarësh, me të cilët ‘elektrizuan’ të pranishmit.

Vitin 2019 këngëtarja e nisi duke zënë një hapësirë ne sheshin Times Square, mirëpo kjo nuk do të ishte hera e fundit që fytyra e këngëtares do të zinte vend në sheshin e famshëm
Kësaj radhe, Dua u shfaq sërish në mes New Yorkut, në ekranet gjigante të Times Square, këtë herë nga platforma digjitale, YouTube.

“Faleminderit YouTube që më keni vendosur në Times Square. Don’t Start Now tashmë është publikuar”, ka shkruar mes të tjerash këngëtarja Lipa.

Ndërkohë, nga 50 këngët për muajin nëntor, prestigjiozja The Guardian rekomandonte të parën “Don’t Start Now” të Dua Lipës, e cila tashmë është shndërruar në një hit nga fansat e saj

Në po këtë muaj, këngëtarja do të performonte edhe në skenën e madhe të AMA-së, një performancë kjo që u komentua shumë në rrjete sociale si një nga performancat më të fuqishme të Dua Lipës.
Kjo performancë e Dua Lipës është mbajtur në Microsoft Theater, në Los Anxhelos, ku kanë performuar edhe shumë yje të tjera botërore.
Dua Lipa është paraqitur me këngën “Don’t Start Now”.

Tragjedia e fundit në Shqipëri që preku botën, bëri që edhe Dua Lipa të marrë iniciativë në atë drejtim.
Në fillim ajo rrinte e heshtur, duke bërë që të kritikohej shumë për neglizhencës e saj. Mirëpo nuk shkoi shumë dhe Dua reagoi duke thënë se cdo moment që kalon është një humbje e madhe prandaj ajo ka vendosur të reagoj.
“Përpos donacionit tim dhe të familjes sime, jam bashkuar me Kujtimin dhe Arbenin nga BOND.NYC që të krijojmë rrobat dhe materiale të cilat do të shiten në tërë botën dhe i tërë fitimi do të shkojë për ata që janë prekur nga tërmeti. Të gjitha të hollat do të shkojnë në llogaritë zyrtare të Qeverisë së Shqipërisë, me të cilët ishim në kontakt falë shoqërisë sonë në Prishtinë” kishte reaguar në Instagram këngëtarja Dua Lipa.
BOND.NYC është kompani që merret me veshmbathje dhe kryesisht maica apo duksa dhe veshmbathje tjera që kushtojnë shtrenjtë.

E kështu, me suksese që kapën majat e karrierës së saj, Dua përmbylli këtë vit, duke qenë shumë optimiste për suksese edhe më të mëdha në vitin 2020.
Dua Lipa, nuk harron asnjëherë të tregojë se sa krenare është për prejardhjen e saj kosovare dhe se sa shumë e don vendin e saj.