Albert Rakipi

Konfirmimi i akuzave dhe fillimi i procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë kundër ish-drejtuesve më të lartë të UÇK-së, përbën një zhvillim ekstrem, i cili mund të ketë implikime serioze politike në Kosovë; por dhe në marrëdhëniet e saj me Serbinë, përfshirë edhe marrëdhëniet ndërkombëtare në rajon, të paktën për tri arsye:

Së pari, për faktin se këta që akuzohen se kanë “themeluar dhe drejtuar një sipërmarrje mizorve” dhe “kanë kryer mizori lufte e mizori kundër njerëzimit”, janë të njëjtët që kanë themeluar dhe drejtuar UÇK-në, një sipërmarrje e mbrojtjes njerëzore, e rezistencës kundër makinerisë luftarake shtetërore të Serbisë, e cila është përgjegjëse për të paktën dhjetë mijë viktima, për shpërnguljen e 50 për qind të popullsisë, të shfarosjen dhe gjenocidit të ushtruar mbi popullsinë civile. Formalisht të akuzuar në Hagë janë individë, por në një analizë të fundit, këto akuza janë një përpjekje për poshtrimin e UÇK-së dhe të luftës së drejtë të popullit të Kosovës.

Së dyti, midis udhëheqësve më të lartë të UÇK-së të akuzuar në Hagë është edhe Hashim Thaçi, figura qendrore politike e Kosovës gjatë dy dekadave të fundit, ish-kryeministër dhe ish-president i Republikës. Përgjatë këtyre dy dekadave, ai udhëhoqi luftën, procesin e pavarësimit, procesin e ndërtimit të shtetit; themeloi dhe zhvilloi marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës, për t’u akuzuar në fund të këtyre 20 vjetëve për mizori lufte dhe mizori kundër njerëzimit, në mënyrë paradoksale nga një Gjykatë, e cila nuk do të ishte krijuar dhe miratuar pa vullnetin politik të vetë Hashim Thaçit.

Së treti, sepse akuzat kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, njëherazi ish-udhëheqës të Republikës së Kosovës, janë ngritur nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara dhe procesi gjyqësor do të zhvillohet nga gjykata e Dhomave të Specializuara, të dyja institucione të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës, të themeluara nga Parlamenti i Kosovës me një ligj të veçantë, një rast i paprecedent në historinë moderne të administrimit të drejtësisë për mizorit e luftës.

Më konkretisht, akuzat dhe çuarja në gjyq e udhëheqësve kryesorë të Kosovës duket se do të ketë implikime politike në disa rrafshe.

Pikësëpari në Kosovë, në politikat e brendshme të saj për funksionalitetin e institucioneve, përfshirë edhe stabilitetin e vendit, dorëheqja e presidentit Thaçi ka krijuar jo vetëm një zbrazëti në një nga institucionet e rëndësishme të shtetit, siç është Presidenca, por edhe një vakum politik, mbushja e të cilit duket se nuk mund të bëhet thjesht me zgjedhjen e një presidenti të ri. Skena politike në Kosovë mund të ketë shumë shpejt një konfigurim të ri dhe zhvillimet politike mund të krijojnë pasiguri, të paktën në një periudhë afatshkurtër.

Por, implikime serioze duket se do të ketë edhe më marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe, së pari, në marrëdhëniet e saj me Serbinë. Politikanë të rangjeve të larta në Kosovë kanë bërë thirrje për të ngrirë procesin e dialogut me Serbinë, i ndërmjetësuar nga BE-ja. Së fundi, qeveria e Kosovës refuzoi kërkesën e Beogradit për një vizitë në Kosovë të presidentit të Serbisë dhe ministrit të Mbrojtjes. Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës deklaroi se nuk do të lejohen vizitat e shtetarëve të Serbisë derisa Serbia të kërkojë falje për mizorit e kryera në Kosovë.