Të prekur nga tërmeti i rëndë që ka goditur Shqipërinë, dy biznismenë të rinj nga Zvicra ofrojnë 15 banesa me qira për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Muhamet Krasniqi dhe Burim Kastrati, veç ndihmës së madhe që i kanë dhënë aksionit të tri klubeve FC Besa, KF Dardania dhe Plisat me rreth 6 mijë franga, kanë ndarë një fond prej rreth 30 mijë frangave për ti strehuar në banesa me qira për 6 muaj deri në 15 familje të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Ata u bëjnë thirrje familjeve të dëmtuara nga tërmeti që kanë nevojë për strehim të përkohshëm, t’i kontaktojnë përmes telefonit +41 79 267 23 23.

“Ne kemi ndarë një fond që siguron strehim të përkohshëm për 15 familje. Familjet që kanë mbetur pa shtëpi, të lajmërohen tek ne se do t’ua paguajmë qiranë për këta muaj të dimrit dhe deri sa ata të bëjnë një zgjidhje për strehimin e famlijes së tyre”, deklaron Burim Kastrati nga rajoni i Gjilanit.

“Prioriteti ynë janë familjet me fëmijë të vëgjël. Dëshirojmë t’u gjendemi pranë në këto ditë të vështira për ta”, thotë Muhamet Krasniqi.