“Shqiptar = kurajo, besnikëri, këmbëngulje pavarësisht rrethanave!” ky ka qenë reagimi i ambasadorës amerikane Yuri Kim në momentin që është dhënë lajmi se dy pacientë të prekur nga koronavrisui në Shqipëri janë shëruar.

Yuri Kim ka shpërndarë lajmin e dhënë nga ministrja Ogerta Manastirliu ku shkruante:

“Lajm i mirë Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak më parë Dy pacientët, kontakte të pacientit 0 rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit  RESPEKT për ekipin e spitalit infektiv”

Kujtojmë se SHBA ka premtuar ndihmë 100 milion dollar për Shqipërinë dhe vendet e tjera të prekura nga koronavirusi.