Dy persona shihen në një video duke djegur flamurin shqiptar dhe duke ofenduar shqiptarët dhe Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Videoja është realizuar në Prizren, ku shihen dy djem të rinj njëri nga ata tregon tre gishta simbol i nacionalizmit serb.

Nuk dihet së të cilës kombësi i përkasin të dy personat edhe pse flasin shqip.