Fahri XHARRA

“Sa më shumë po kalon koha ; sa ma shumë po i afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh se pse i gjithë ky mohim i vetvetes . Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjtë natën se nuk duhet , mos i numëroni yjet natën se nuk duhet ; kështu na thoshin. Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla ,bënim atë që na thoshin dhe i përkuleshim mosdijes , e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri.

“….Shenjat e gjetura të gdhendura mbi gurë i tregonin shënimet e të gjitha pikave karakteristike të lëvizjes së Diellit dhe Hënës në horizontin Lindor. Observatori ishte stacionar ( i pa lëvizshëm) nga i cili shënoheshin pozitat e diellit në dimër e verë. Lartësia e tij mbidetare ishte 1 013m . Banorët pellazg i përdorën shkëmbit natyror vullkanik për të shënuar lëvizjet e trupave qiellor duke e bërë edhe kalendarin lunar( të Hënës) . Por vendi i zbuluar e kishte edhe rëndësinë e tij edhe si vend i ceremonive fetare të hershme historike. Sipas të gjitha gjasave ,në kohën më të rëndësishme të vitit në kohën e korrjeve “lidheshin” me Perëndinë e Diellit për falënderime dhe për shpresë për në korrje më të madhe në vitin tjetër . Ky mal dhe rreth malit janë quajtur “ Mali i Shenjt”. Në regjionin Kumanovë-Kratovë janë gjetur mbi 10 tempuj , që i takojnë kulturës Kokino, duke shkuar prapa 40 shekuj. “

Dhe në kohën kur qielli dhe thellësia e tij për botën perëndimore është e prekshme me dorë , pse neve nuk na mundësohet që të kemi së paku një teleskop në Kalanë e Prizrenit dhe t`i të vërejmë ato bukuri të natës dhe ditës që janë larg nesh me mijëra vjet drite? Të parët tanë këtu e 4000 vjet më parë e dinin si si vrojtohet qielli .

Mos na ktheni në kohën e robërimit ! “…Vendi i pestë i botës ku kishte observator ,prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit ,edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës . Quhet Kokino-Koka , dhe është i mbrojtur nga agjensia amerikane e hapësirëe “ NASA” .”

(Përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren përmes një letre dërguar në adresë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Komunës së Prizrenit dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore kanë kërkuar rindërtimin e xhamisë së “Mahmud Pashës” në Kalanë e Prizrenit, bën të ditur sot “koha Ditore”. Sipas tyre, ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për dukjen e dikurshme të kësaj xhamie, sikurse që janë të pranishme edhe themelet e saj. (http://koha.net/?id=4&l=28158 ) ) . A , hala s`e kuptuam që po punojmë për interesa të turkut dhe serbit ?

“…Vendi i pestë i botës ku kishte observator ,prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit ,edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës . Quhet Kokino-Koka , dhe është i mbrojtur nga agjencia amerikane e hapësirës “ NASA” .”

Çka ti ofrojmë turistit të huaj kur vjen në Prizrenin e lashtë ? Xhami ? Dhe, çka ti themi se, “ në shenjë respekti të një prapambeturie të madhe shumë shekullore që e trashëguam , ne i thurim lavde asaj kohe “ ??????

Po Ministria e Ambientit , e Kulturës , e Arsimit të Kosovës nuk dinë se ç`po kërkohet të ndodhë sot , në ditët kur po ia rrezikojmë të nesërmen vendit tonë ?

Çudi impresionuese !?

Andej muri , këndej kulti i imponuar .

A nuk po e kuptoni që bota është bindur që neve të ndahemi nga të tjerët ? Nesër të mos ankohem në asgjë , se pendimi i vonuar është vetëm pendim asgjë më shumë .

Ku jemi ?