Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për media pas panelit që kishte në Munih.Ai para gazetarëve ka folur për taksën 100% ndaj mallrave serbe, raporton Gazeta Blic.“Taksën do ta heqim”, ka theksuar Kurti, ndonëse ka paralajmëruar se nuk do ta marrë për bazë këshillën e Grenell për mos vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Kurti ka theksuar se do të vendosin masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Blic.Ai është shprehur i bindur se shpejt do të rifillojnë bisedimet me Serbinë.Kjo sipas tij do të ndodhë pas zgjedhjes së Qeverisë së re në Serbi.

Kurti tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është takuar me Vuçiqin.
“Unë nuk jam takuar me Vuçiqin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një diskutim mbi mundësitë për Ballkanin Perëndimor.

Ky diskutim u zhvillua në margjina të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, i cili nisi punimet të premten në Mynih, me pjesëmarrjen e rreth 35 udhëheqësve të shteteve dhe qeverive.I pyetur të komentojë debatin me dyer të mbyllura, për të cilin Vuçiq tha se ishte “i ashpër”, Kurti tha se nuk dëshiron të japë detaje, duke u thirrur në rregullat e organizatorit të panelit, që nuk lejojnë të bëhen publike pikëpamjet e pjesëmarrësve (Chatam House Rules).Megjithatë, Kurti pranoi se ka pasur tensione në tryezën e rrumbullakët.“Ai (Vuçiq) ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë. Pastaj pasoi reagimi i tij me nervozizëm”, tha Kurti