Shkruan: Fahri XHARRA

“Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit.

Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtët, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i gjenit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)

Pseudo-studiuesit serbë, që prej shekujsh po rropaten me mashtrimet më të paturpshme që ta mohojnë rrënjët pellazge-ilire-shqiptare, praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, duke synuar jo vetëm gllabërimin e Kosovës, por edhe të Shqipërisë.

Dihet se të dhënat shkrimore dhe mbishkrimore të një vargani nga më të stërlashtat, para-ilirët autoktonë (të rrënjës) pellazgët cilësohen shprehimisht si bijë të tokës të mbirë prej dheut, madje si “para- hënorë”, si të gdhirë në Evropë që para shfaqjes së Hënës në hapësirat qiellore, që atëherë kur nuk kishte kufij e nuk kishte fqinjë.

“Po cila ishte gjuha e pellazgëve? Dimë se ishte një popull shumë i madh në numër që u përhap në gjithë Pellazgjinë, në Itali, në Azinë e Vogël, në Afrikën e Veriut dhe në Gadishullin Iberik. E dimë gjithashtu që e krijuan sistemin fetar dhe u dhanë emrat perëndive dhe i caktuan rregullat e adhurimit. Shumë shkencëtarë i kanë identifikuar pellazgët me arvanitasit e sotshëm” (Gjuha e Perëndive, Aristidh Kola, 2003).
Cila ishin nëntë muzat që u quajtën greke ?
-Të nëntë muzat sipas mitologjisë ” greke.” ishin:Calliope (E epikes)
Clio (Histori),Erato (Dashuri),Euterpe (Musikë),Melpomene (Tragjedi)
Polyhymnia (Hymnet),Terpsichore (Vallzimet)Thalia (Komedi)
Urania (Astronomi). Por si linden keto ?

Nëna e nëntë muzave ishte Mnemizina, gruja e Jupiterit

Si lindi fjala Mnemozinë? Eshtë një tragjedi e madhe që bota ende nuk e përkrah origjinën e vërtetë të historisë të ashtuquajtur Greke. Ku ishim tek Mnemozina , ne Enciklopedinë e Oxfordit shkruan :
Origin : “ From Greek mnēmosunē, literally ‘memory’. (https://en.oxforddictionaries.com/definition/mnemosyne), Pra me këmbëngulje fjalë greke.!

Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë e dimë që nga gjuhët e vjetra e kemi vetëm pellazgjishten, e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotet, Thesalët, Thrakasit, Ilirët Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Schneider).
Atëherë si spjegojet emri Mnemozinë ? Kete e spjegon Pellazgishtja e dikurshme ose Shqipja e sotit: Mne – Ment,Mendje ,inteligjencë dhe msoi , me msue , nga rrënja me msu. Msonje e paraqet atë që të mëson diçka, dhe ment – menja ,te menduarit . Pra, Mnemosina ishte perëndesha e te mësuarit, nga e cila linden të nëntë muzat , ne greqisht Musai qe rrjedhë nga shqipja Msois -mësuese , arsimtare. ( E. Schneider )

Mnemosina, Perëndesha e mbajtjes në mend , nëna e muzave merret si perëndesha më e fuqishme e kohës së saj. Ishte dhunti e saj që ne të kishim arsyen, të parashohim rezultate, që është themel për civilizimin.
Mnemosina i takonte familjes së titanëve, dhe ishte brezi i parë i hyjnisë pellazgjike. Prindërit e saj ishin Kroni dhe Gaia. Mnemosina ishte me flokë të dredhur plot shkëlqim .
Perëndesha Mnemosinë ishte edhe filozofja e parë, me fuqinë e logjikimit Ajo ishte e para që i emërtoi të gjitha objektet që na rrethojnë, duke ia dhënë njerëzimit mundësinë e bashkëbisedimit. Edhe vendosja e gjërave në mbaj mendje dhe rikujtimi i përshkruhen kësaj Perëndeshe
Pra, cilat ishin nëntë muzat ?
Calliope, Muza e poezisë epike
Clio, Muza e historisë
Erato, Muza e poezisë lirike
Euterpe, Muza e muzikes
Melpomene, Muza e tragjedisë
Polyhymnia, Muza e poezisë së shenjtë
Terpsichore, Muza e kercimit dhe këndimit
Thalia, Muza e komedisë dhe e poezisë idilike

Fahri Xharra, 19.02.20
Gjakovë