Për Vedat Muriqin po vazhdon të rritet numri i klubeve të interesuara, teksa afati kalimtar veror pritet të jetë i ‘nxehtë’ për të

Vedat Muriqi po kalon vetëm sezonin e parë te Fenerbahce, por falë paraqitjeve të mira me gjigantin turk dhe Kosovën, ai ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

Së fundmi interesim për 26 vjeçarin ka shprehur edhe klubi i Romës, teksa interesim serioz nga Itali deri tash ka shprehur edhe Lazio. Gjithashtu, interesim serioz besohet se ka shprehur edhe gjiganti anglez, Tottenham Hotspur.

Pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi, mediumi turk ‘Sabah’ shkruan se Fenerbahce do pranonte edhe një ofertë prej 15 milionë eurove për sulmuesin prizrenas.

Ndryshe, reprezentuesi i Kosovës ka kontratë të vlefshme me Fenerbahcen deri më 2023.