Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur domethënës faktin se Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po e mbron atë kosovar, Albin Kurti, pasi që nuk po reahtohet me faktin se nuk merr vendime për Kosovën,

Kështu ka deklaruar ai sot në Debat Plus, ku tha se Edi Rama nuk duhet të hyjë në zhvillime të brendshme të Kosovës.

“Është domethanëse qysh Edi Rama po e mbron Albin Kurtin, nga kush, nga një koleg i tij. Pse duhet të ndërhyjë Edi Rama në një zhvillim të brendshëm të Kosovës. Ai spo mund të rehatohet me faktin që nuk merr vendime për Kosovën, përvojën e keqe e ka prej koëhs kur ishte aktiv për ndarje të vendit tonë”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se Haradinaj-Rama tashmë e një kohë të gjatë kanë pasur marrëdhënie të tensionuara mes vete, lidhur me çështjen e ndryshimit të kufinjve.