Shkruan: Muharrem ABAZAJ

lexoni një tymnajë historike mbi frigianët-
Me gjasa shumë prej lexuesëve nuk e dinë ku bie Frigia dhe as hollësira mbi frigianin Paris, ose Parid. Prandaj po sjell, shkurt,
disa dëshmi hitoriko-mitike, me të vërteta midis mitesh:
BRIGËT DHE LIDHJA ME SHQIPTARËT
“-Për rilindasit tanë;
Brigët, apo Frigët, kanë qenë një nga popujt e lashtë midis
fiseve ilire dhe thrake, prej nga rrjedhin shqiptarët e sotëm.
Një dëshmi, që e ka forcuar këtë ide;
është kësula karakteristike frigjiane, e cila haset tek shqiptarët
e sotëm në disa krahina.
-Sipas gjuhëtarit Eqrem Çabej;
shumë fjalë shqipe janë të përbashkëta me thrakishten.
Prandaj brigët mund të jenë një degë e shkëputur nga thrakët,
por që janë vendosur në tokën e ilirëve.
-Sipas studiuesit gjerman Hermann Muller (1844);
emri Brig mund të ketë të njëjtën prejardhje indoeuropiane
me fjalën: “Berg” të gjermanishtes, e cila ka kuptimin: “Mal”.
Mbase Brig ka kuptimin malësor.
-Gjithashtu, “brig”, mund të lidhet lidhet edhe me fjalën:
“breg” të shqipes. e cila në shumës bën “brigje”.
-Ka mendime që fjala “frigët”, gjithashtu, mund të lidhet
edhe me fjalën: “frikë” të shqipes e cila në dialektin shkodran është “frigë”.
-Por mund të ketë edhe kuptimin “të frikshmit” nga “ashpërsia” e tyre.
Shpërnguljet në Anadoll mendohet të kenë ndodhur nga “frika”, por, aty mund të kenë marrë edhe nofkën: “të frikshmit” .
– Gjithësesi, emërtimi “frigë” vjen nga burimet greke;
prandaj nuk e dimë se si e quanin veten e tyre Frigianët.
-Asirianët i njihnin “frigët” me emrin “Mushki.”
NDARJA NË EPOKA:
-1000-500 p.e.s; gjuha jonë quhej: frigjiane (brige);
-500 p.e.s deri me pushtimin romak gjuha jonë u quajt: iliro-thrake.
(Shqipëria ishte pjesë e Ilirisë);
-Nga pushtimi romak deri 1700 gjuha jonë u quajt: epirote.
(Shqipëria u bë pjesë e Epirit të Ri);
-Nga 1700 e deri sot, gjuha jonë u quajt: “shqipe” ose albanian”.
-“Brigët apo Brygët”, është emri historik i dhënë një populli
që dikur banonin në territorin shqiptar (shikoni hartën);
pikërisht aty ku më vonë u themelua Albanopoli.
-Në përgjithësi ata konsiderohen se kanë lidhje me “frigët ose brigët”, të cilët, gjatë antikitetit klasik, jetonin në Anadollin perëndimor.
-Të dy emrat, Brigët (Bryges) dhe Frigët (Phryges),
supozohet të jenë variante të së njëjtës rrënjë.
Bazuar në dëshmi arkeologjike, disa studiues, si:
-Nicholas Hammond dhe Eugene N. Borza, argumentojnë
se Brigët, ose Frigët, ishin anëtarë të kulturës lusatiane (zonës çeko-polake), që emigruan në Ballkanin jugor gjatë Epokës së vonë të Bronzit (1550-1200 p.e.s).”
-Por si gjithë të tjerët, edhe këta çeko-pologë, u heq kërraba nga vetja; dhe nuk u pëlqen të mendojnë, se ka më shumë gjasa, të ketë ndodhur e kundërta; dmth të kenë migruar nga “shqipëria” drejt çeko-polakisë.
-Përmendjet më të hershme të Brigëve janë të përfshira në shkrimet historike të Herodotit, i cili i lidh ato me Frigët, duke deklaruar se, sipas maqedonasve, Brigët “ndryshuan emrin e tyre” në “Frigë”, pas migrimit në Anadoll, një shpërngulje e cila mendohet të ketë ndodhur në mes të viteve 1200 dhe 800
p.e.s; ndoshta, pas mbarimit të Epokës së Bronzit, veçanërisht pas rënies së Perandorisë Hitite dhe të zbrazëtirës që u krijua.
-Në Ballkan Brigët u vendosën në Shqipërinë qendrore
dhe Epirin e Veriut si dhe Maqedoni, kryesisht në perëndim të lumit Axios(Vardar), por edhe Mygdonias, e cila u pushtua nga mbretëria
e Maqedonisë, në fillim të shekullit V p.e.s.
Ata mund të kenë jetuar në mënyrë paqësore pranë banorëve të Maqedonisë; megjithatë, Eugammoni në “Telegoninë” e tij, përmend që Odiseu urdhëroi Thesprotët epirotas kundër Brigëve.
-Grupe të vogla Brigësh, pas migrimit në Anadoll,
dhe zgjerimit të mbretërisë së maqedonasve, mbetën ende
në Pelagoninë veriore të Maqedonisë, si dhe përreth Epidamnusit (Durrësit antik).
-Brygos (i biri i Afrodisios) është një eponim i Epidamnosit (Dyrrahut).
-Këtë emër kishte edhe një poçar i famshëm nga Atika (Greqi).
-Brygias quhej dhe një qytet antik pranë Ohrit (Maqedoni Veriore).
-Herodoti gjithashtu shkruan se në vitin 492 p.e.s:
“disa Brigë thrakë shkuan natën në kampin persian, duke plagosur vetë Mardoniusin (komandantin), megjithëse ai vazhdoi fushatën derisa i nënshtroi ata.
-Këta Brigë më vonë përmendën në ”Jetët Paralele” të Plutarkut, në Betejën e Filipoit, si shërbëtorë kampi të Brutit -senator romak.
-Lukiani përshkruan Paridin, se si i dha “Mollën e Bukurisë”
perëndeshës Afërditë; dhe aty quan Priamin dhe Parisin “Frigjianë”:
ZEUSI: Hermes; merr këtë mollë dhe shko në Frigji, tek i biri i Priamit, që kullot bagëtitë në malet e Idës, në Gargarë. Thuaji kështu:
”Ty, o Parid, të ka caktuar Zeusi të gjykosh se cila nga Perëndeshat është më e bukura, se ti je edhe vetë i bukur e me përvojë të madhe në punë dashurie; perëndesha që do të fitojë gjyqin, le të marrë këtë mollë”.
…Kur Paridi e pa Hermesin, lajmëtarin e Zeusit, deshi të ikë,
por i ra ndërmend se Hermesi do ta zinte, gjithsesi, dhe kështu
e dëgjoi urdhërin e tij.
Paridi e mori mollën dhe filloi t’i shikojë hyjneshat.
Të tria i dukeshin njësoj të bukura.
Mendoi gjatë dhe vendosi, tamam atëherë, kur hyjneshat ndikuan mbi të, me joshje korruptive, gjë që as ligjet dhe gjyqet njerëzore nuk e lejojnë.
Gruaja e Zeusit, Hera, i premtoi sundim mbi tërë Azinë;
hyjnesha e luftës Athena, pamposhtjen dhe fitoren në çdo luftë;,
ndërsa hyjnesha e dashurisë dhe e bukurisë, Afrodita i premtoi:
gruan më të bukur në botë.
Dhe Paridi mollën ia dha Afroditës.
Për Helenën as që kishte ndëgjuar, por Afrodita e porosit Paridin që të ndërtojë anijen dhe të lundrojë për në Spartë, vend i njohur për nga bukuria dhe trimëria grave të tyre…
-SI U GJEND PARIDI, I BIRI I MBRETIT PRIAM,
ÇOBAN NË MALET E IDËS, NË FRIGJI.
Në mitologjinë pellazge, Priami ishte mbreti i fundit i Trojës.
Priami, ishte djali më i vogël i mbretit Laomedon të Trojës, fillimisht u quajt Podark. Ndërsa Podarku ishte akoma foshnjë, Laomedoni i premtoi Herkulit vajzën e tij, Hesionën, për nuse. Mbreti më vonë e theu premtimin e tij dhe Herkuli e vrau Laomedonin dhe të gjithë bijtë e tij, përveç Podarkut, të cilin e fali nga lutjet e shumta të Hesionës, por e nxori në shitje si skllav.
E motra, Hesiona, tinzash Herkulit, me anën e besnikëve të vet,
e bleu vëllain e saj në tregun e skllevërve, dhe i ndërroi emrin nga Podark në Priam, që ka kuptimin “i blerë (i çliruar me pagesë)”. Herkuli e kuptoi lojën e Hesionës, e pëlqeu veprimin e saj, dhe e vendosi në fronin e Trojës qysh kur ishte fëmijë. Priami u rrit për të qenë një sundimtar i aftë dhe i ndershëm dhe zgjeroi sundimin e Trojës dhe solli begati në qytet.
U martua me Hekubën, të bijën e një mbreti fqinj, po frigjian, Dymas. Me Hekubën bëri shumë fëmijë, aq shumë, sa nuk i mbanin mend tërë emrat e tyre. Ai na kishte pesëdhjetë fëmijë!
Fëmijët e Priamit ishin të shëndoshë e të bukur, po më i bukuri nga të gjithë, Paridi, nuk banonte në pallat me nënën dhe babanë e me vëllezërit e tjerë.
Para lindjes së Paridit e ëma e tij, mbretëreshë Hekuba, pa një ëndërr: “Iu bë sikur ndjeu në gjoks një flakë të madhe që po ia digjte tërë trupin; pastaj flaka u zmadhua gjithnjë e më shumë, e arriti gjer te muret e Trojës.”
Ëndrrën ia tregoi Priamit, burrit të saj dhe Mbret i Trojës.
Priami thirri Profeteshën. Profetesha, motra e madhe e Parisit,
Kasandra, ëndrrën e shpjegoi kështu:
“Djali që do të lindë do të jetë shkaktar i djegies së Trojës.”
Për këtë arsye mbreti i Trojës urdhëroi që fëmija, menjëherë pas lindjes, të dërgohet në malin Ida dhe atje të vendoset në një kaçube pylli.
Gruaja Nona e bariut Agela, që nuk kishte fëmijë, duke ndjekur një drenushë, që kalonte pranë kësollës, rregullisht, tre herë në ditë, shikon se drenusha shkonte tek kaçubja, afronte sisët mbi kanistër, dhe, mëndte Paridin-bebe. E çon beben në ksollën e saj, thotë të shoqit, dhe e rrisin vetë fëmijën. Ai kujtonte se ata ishin prindërit e tij të vërtetë
Kur u rrit, filloi të kulloste dhentë, matej me moshatarët e tiji,
e i mundte gjithnjë në gara. Një ditë njeri prej fëmijëve i thotë:
“Fiton gjithnjë kopili!”. Ai pyet Nonën dhe ajo i tregon kanistrën dhe shpërgenjtë. Një herë shkon në Olipiadën e Trojës dhe fiton të gjitha garat!
Priami i habitur e pyet nga je dhe i kujt je?
Në vend të Paridit përgjigjet e motra, Kasandra e cila e kishte njohur qysh në garën e parë.
-Ky është djali yt dhe im vëlla!
Ndërsa Paridi i tregon kanistrën, shpërgenjtë…
Paridi ishte i biri i Priamit, mbretit trojan.
Për prejardhjen mbretërore të Paridit ka ditur vetëm Zeusi.
Arsyeja, se përse jetonte në mal e jo në pallatin mbretëror,
ka qenë vendimi i Zeusit.
-Megjithatë, studiuesit e sotëm pohojnë se nuk mund të vendoset një lidhje historike mes tyre dhe Brigëve origjinalë.
Frigjia (greqishtja e lashtë: puia, [phrygia]);
quhej vendi i frigëve të lashtë në Azinë e Vogël. që ndodhet midis Lidisë dhe Kapadokisë, në pjesën perëndimore të rrafshnaltës anatoliane.
Sipas Herodotit, Frigët fillimisht kishin emrin Brigë (ose Brygë) që fillimisht do të qëndronin në Maqedoni dhe Shqipëri, më pas ata duhet të kenë shkuar në Thraki, përpara se të migronin, nëpërmjet Hellespontit pak përpara Luftës së Trojës në këtë qytet në Azinë e Vogël.
Në antikitetin klasik, Frigjia ishte në fillim një mbretëri në pjesën qendrore perëndimore të Anadollit, në atë që tani është Turqia aziatike, e përqendruar në lumin Sangarios, më vonë një rajon, shpesh pjesë e perandorive të mëdha.
Tregime të mitologjisë greke na japin të dhëna mbi disa mbretër legjedarë frigë (frigjianë):
Gordias, nyja gordiane e té cilit do të pritej(zgjidhej)
nga Aleksandri i Madh;
Midas (shek. 7 p.e.s), i cili çfarëdo që prekte
e shndërronte në ari, (jo në ar);
Mygdoni, i cili luftonte me Amazonat.
Sipas Iliadës së Homerit, Frigët morën pjesë në Luftën e Trojës si aleatë të ngushtë të Trojanëve, duke luftuar kundër Akejve.
Mbreti trojan Priami ishte martuar me një princeshë frigjiane, Hekubën dhe mbajti aleancë të ngushtë me frigët të cilët e ndihmuan atë në luftën kundra grekëve.
Fuqia frigjiane arriti kulmin në fund të shekullit të 8 p. e.s nën një mbret tjetër, historik: Midas, i cili dominonte shumicën e Anadollit perëndimor dhe qendror dhe rivalizonte Asirinë dhe Urartun për pushtet në Anadollin lindor. Midasi ishte, megjithatë, edhe mbreti i fundit i pavarur i Frigjisë para se Kimerët të plaçkisnin kryeqytetin e Frigjisë, Gordionin, rreth vitit 695 p.e.s. Frigjia pastaj iu nënshtrua Lidisë, dhe më pas me radhë Persisë, Aleksandrit të Madh dhe pasardhësve të tij helenistë, Pergamonit, Romës dhe Bizantit.
Frigët gradualism u asimiluan në kultura të tjera nga epoka e hershme mesjetare; pas pushtimit turk të Anadollit, emri “Frigji” nuk u përdor më si një përcaktim territorial.
Mbishkrimet e gjetura në Gordion (latinisht Gordium) e bëjnë të qartë se Frigët flisnin një gjuhë indo-evropiane me një fjalor disi të ngjashëm me atë të greqishtes antike dhe në mënyrë të qartë nuk i përkasin familjes së gjuhëve të Anadollit (siç janë hititët, paraardhësit e vendit) të folura nga shumica e fqinjëve të Frigjisë. Një nga të ashtuquajturat Himnet Homerike e përshkruajnë gjuhën frigjiane si jo të kuptueshme reciprokisht me atë të Trojës.”
HELENA E TROJËS, PO E PO; POR, EDHE PARISI KA FOLUR SHQIP.
Fund nga postuesi-
Vazhdon Gjuhëtari Abazaj që me shumë gjasa emri i tij ka kuptimin: Gëzim. Abaz Ali -Tomori e ka ndihmuar, doemos, që të gjej Paridin duke folur shqip!
nga Gjuhëtari Abazaj
“-Edhe frigët andej tutje nga Azia paskan folur shqip?
Ç’janë këto përralla.?!
Pse edhe në Frigji paskan banuar shqipëtarët?
Jo! Jo!
Shqiptarët kanë banuar në trojet e të parëve të tyre, në trojet ilire.
Në Frigji kanë banuar frigët, por frigët, ashtu si hititët, thrakët, etruskët, ilirët dhe shumë fise të tjera, kanë qenë fise me prejardhje pellazge dhe në lashtësi të gjithë këta fise kanë folur gjuhën e përbashkët pellazge.
Ne, vetëm ne shqiptarët, si pasardhës të ilirëve, e kemi ruajtur gati të gjallë gjuhën pellazge, prandaj arrijmë të deshifrojmë mbishkrimet e këtyre fiseve, duke përfshirë edhe ato frigase.
Është fat i madh për gjuhën shqipe që edhe një numër i madh mbishkrimesh frige, krahas atyre etruske, mesape, etj. janë në ruajtje në muzeume të Turqisë.
Mjaft prej këtyre mbishkrimeve janë gjetur në venbanimin e lashtë frigas, në qytetin e lashtë Midas, pranë qytetit Eksisehir të Turqisë.
Një nga këta mbishkrime të gjetura në këtë qytet, e kemi deshifruar dhe po e postojmë.
Mbishkrimi është gdhendur mbi një shkemb i cili ka një formë të veçantë.
Në figurën tjetër është paraqitur në mënyrë skematike mbishkrimi i gdhendur në shkëmb.
Ndër studjuesit që kanë bërë përpjekje për deshifrimin e tij është edhe Mel Copeland, i cili megjith përpjekjet e shumta, nuk ka mundur ta zbulojë përmbajtjen e këtij mbishkrimi, për të vetmen arsye se ai ka operuar mbi bazën e gjuhës angleze.
Në as një gjuhë tjetër veç shqipes nuk mund të deshifrohen të sakta këta mbishkrime. Ky mbishkrim nuk është i ngjashëm me pothuajse të gjitha mbishkrimet e tjera që kam deshifruar, pasi ata kanë patur karakter epigrafik, përkushtim mbi gurë varresh, kurse tek ky mbishkrim kemi një informacion që lidhet me aktivitetin e banorëve të lashtë të këtij territori.
Autori i mbishkrimit tregon se tek ky shkëmb bëhet në mënyrë të pandërprerë,
ditë dhe natë, matja e fuqisë së erës.
Autori e tregon se ati i tij e kishte vënë re se si fuqia e madhe e erës dukej se përqëndrohej në një pikë të vetme dhe atje mund të bëhej fare lehtë matja e fuqisë së saj.
Ai tregon se pikërisht për këtë arsye ata e kishin zënë, e kishin privatizuar “të tanë këtë territor ku grumbullohej kjo erë dhe mund ta matje fët, shpejt e shpejt.
Matja e saj duhej të bëhej pa ndërprerje, ditë dhe natë.
Duhej të rrije zgjuar tërë natën të ishe i gatshëm që sa të soste era, të shkoje ta shikoje dhe shënoje shkallën e fuqisë së erës.
” Ju mund të thoni se fle, por, jo, nuk ma mban ta bëj këtë gjë, se Hyji atje lart më sheh” – thotë autori mbishkrimit.
Me sa duket përcaktimi i fuqisë së saj duhet të ketë qenë i nevojshëm për lëvizjet e tyre, lundrim, ose dhe për arsye të tjera.
Kjo mund të mos ketë qenë pikë e vetme vrojtimi.
Mund të kenë patur sistem vrojtimi meteorologjik në gjithë territorin, gjë që flet për një shkallë të lartë qytetërimi.të asaj periudhe.
Përpara se të japim deshifrimin e hollësishëm të mbishkrimit, po japim fjalët shqipe që janë përdorur aty.
Fjalët nuk janë dhe as mund të jenë identike me të njëjtat fjalë të shqipes së sotme, sepse gjuha pellazge (shqipja e lashtë) ka qenë një gjuhë arkaike, e pa zhvilluar. Ajo i ka patur trajtat e fjalëve në forma të ngurta, pasi nuk i ka zotëruar elementet gjuhësore si parashtesat, prapashtesat, mbaresat dhe nyjet të cilat u japin fjalëve fleksibilitet, forma të ndryshme gramatikore.
Por këto trajta fjalësh të shqipes së lashtë identifikohen fare lehtë me shqipen e sotme se ato ose janë identike ose janë rrenjë e fjalëve respektive të sotme.
Fjalët e shqipes së lashtë të përdorura në mbishkrim:
(Trajta e lashtë=Trajta e sotme)
EMRA
nat=natë
at=at, babë
kel=qiell
ut=udh; t→ d, d→ dh.
er=erë
Hy=Hyji
an=anë
PËREMRA
in=ynë; i → y.
i=ai
ti=ti
im=im
kt=këtë
sa=sa
tan=tan, të tërë.
FOLJE
es=është
fen=thenë
mat=mat
sos=sos, mbaron
ek=hek, heq.
se=she; s → sh
fin= flije
man=man, mban
pa=me pa, shikon
a ken=a ken , ka qënë
vre=vrej
ep=jep
ni=ni, ndiej.
is= ish.
kir=qyr, këqyr, vështroj; k → q, i → y
zam=zam, zëmë.
NDAJFOLJE
af=afër
fet=fët, shpejt
la=la, lart
PARAFJALË
n, nk=nuk
ke=ke, tek, nga
LIDHËZA
e=e, dhe
DESHIFRIMI
I. KEL K ES FEN UT YN AF T AS MAT ER ES
KEL K ES FEN UT YN AF T AS MAT ER ES
1. KEL=qiell. Gjuha e lashtë shqipe nuk i ka pasur difongjet si: ie, ue, ua etj. Fjala pjek ka patur trajtën pek. fjala pjell ka patur trajtë pel,
2. K ES=ke ësht.
3. FEN fen=thënë; fol.
4. UT= udhë
5. YN in=jonë
6. AF=afër.
7. T AS= të asht, të jetë
8. MAT=mat
9. ER=erë
Kuptimi fjalisë: “ Është thënë në qiell që udha jonë afër matësit të erës të ishte.”
II. ESSOSESAITMATERESEFETEKSETIES.
ES SOS E SA I T MAT ER ES E FET EK SE TI ES.
1. SOS=mbaron
2. E=e, dhe
3. SA=sa
4. I=ishte
5. T MAT=të mat
6. ER=erën
7. E=e, dhe
8. FET=fet, shpejt
9. EK=hek, heq
10. SE=sheh.
11. TI=ti.
12. ES=është
Kuptimi: Sos, mbaron (era) e sa ai e mat e shpejt e heq.
(mundet që të ketë qenë një “Anemometër”, instrument që mat shpejtësinë ose shtytjen ose lëkundjen e erës mbi një objekt). E sheh ti sa është.
III. O FEFINONOMANLAETPA
O FE FIN O N O MAN LA ET PA.
1. O=o; pasth
2. FE=the; fol.
3. FIN=flin,fli; fol.
4. O=o; pasth.
5. N=n, nuk; pjesëz mohuese
6. O=o
7. MAN=man, mban; fol.; dialekti geg.
8. LA=la, lart; ndajfol.
9. HY=Hyji, Zoti.
Në shqipen e lashtë Hyji në zanafillë është pasqyruar me shkrim vetëm me zanoren Y. Më vonë kësaj zanore të zgjatur i është paravendosur bashktingëllorja H dhe ka dalë me trajtën Hy.Kur shqipja bëhet gjuhë flektive ajo merr trajtë e sotme Hyji.
Kuptimi: “ Do të thuash, që ti fle? Nuk o, lart Hyji je të më pa.”
IV. BONKAKENANOPAFS??
BO NK A KEN AN O PA FT
1. BO=bo; pasth.
Në shqien e sotme kjo pasthirmë përdoret në kuptimin e bje të keqe të madhe
“ Bo, bo sa dëm i mdh qenka bërë.”
Në lashtësi kjo pasthirmë, me sa duket, është përdorur edhe për të treguar kohën shumë të madhe që ka kaluar.
2. NK=nk, nuk; pjesëz. nk→ nuk.
3. A KEN=a ken, ka qenë; fol. dialekti geg.
4. AN = anë; em.
5. PA=pa, me pa; fol. pa, me pa,geg.
6. FT =fët, menjëherë; ndajfolje mënyre
Kuptimi, “ Boo, më parë nuk ka qenë në anë me e pa fët, shpejt.”
V. MATERANAREZASIM
MAT ER AN AR EZ AS IM
1. MAT=mat; fol.
2. ER =erë; em.
3. AN=anë; em.
4. AR=arë, tokë, pronë; em.
5. EZ= është, ishte; fol. me kuptimin e kohës shkuar.
6. AS=asht; fol. me kuptimin e kohës së tashme.
7. IM=im; përem. pronor
Kuptimi: “ Matës ere është. Ara ku ka qenë dhe është, është imja.”
VI. VREKTNATNSOS TYTYTY
VRE KT NAT N SOS TYTYTY
1. VRE=vërej; fol.
2. KT=këtë; përemri dëftor
Shqipja e lashtë nuk e ka patur zanoren ë.
3. NAT=natë; em.
4. N=n, nuk; pjesëz mohuese
5. SOS=sos, mbaron; fol.
6. TY TY TY=ty-ty-ty; pasth; imitohet fishkëllima e erës.
Kuptimi: “ Vërej këtë natën, Nuk sos ty-ty-ty.”
VII. OMNOAKENANPAEP
OM N O A KEN AN PA F O SA EP
1. ?? M=mm; (pasth. nën buzë mm!) ( nuk lexohet qartë )
2. N=nuk; pjesëz.
3. O=o
4. A KEN=a ken, ka qenë; fol. dialekti geg.
5. AN=anë; em.
6. PA=pa, me pa; fol. geg.
7. AF=afër; ndajfol.
( Zanorja A me që del dy herënë mënyrë të njëpasnjëshme, një herë si pjesë e fjalës Pa dhe herën e dytë si pjesë e fjalës Af, është shkruar vetëm një herë. Ky ka qenë një rregull i përgjithshëm i gjuhës pellazge ( shqipes së lashtë ).
8. O=O
9. SA=sa; përemri pyetës
10. EP=ep, jep; fol. geg.
Kur dikush peshonte me ziq ose kandar, kush e kujton atë peshë., dhe e pyesnin për peshën, nuk i thoshin sa peshon, por sa jep.
Kuptimi: “ Ka qenë në anë për ta parë nga afër o sa jep.( Sa tregon matësi.)”
VIII. ATNIZENKYRZANEZAMTANEPERTO?
AT NI IS E N KYR ZAN E ZAM TAN EP ER TOP
1. AT=at,babë; em.
2. NI-ni, ndi,ndjej, djen; folja. geg. standarti: ndjen.
3. IS= ish, ishte; fol.
4. E=e, dhe; lidhëz
5. N KYR = n qyr, kqyr; fol. geg.; standarti: shikon, vrojton
6. ZAN=zan, kap; fol. geg. standarti: zë, kap
7. E=e, dhe; lidhëz
8. ZAM=zam, zëmë; fol.geg.; standarti zëmë
9. TAN=tan, tërë; përemër i pacaktuar , geg.; standarti: tërë
10. EP-ep, jep; fol.
11. ER=erë; em.
12. TOP=top; em.
Jemi në dyshim se si mund të jetë përdorur fjala top në lashtësi.
Por ka mundësi që fjala top nuk ka patur kuptimin e armës top, as të topit të futbollit, por mund të ketë patur kuptimin s diçkaje që godet fort dhe forcën e madhe të erës e quan të tillë.
Mbi këtë kuptim mund të ketë lindur më vonë emri i armës së fuqishme, topit.
Kuptimi:
“ Ati e kish ndi, (ndjerë) dhe e kish kqyrë. E kish zanë dhe e zumë të tanë atë që jepte erë top (jepte erë të fortë).