Shkruan: Fahri XHARRA

Janë shumë skaqe që me shtyen të shkraj për baletanin shqiptar në Kroaci, Ilir Kernin i cili një herësh është edhe drejtor i baletit në Teatrin Popullor Kroat në Split.
Eshtë viti i parë i tij si drejtor i këtij teatri dhe krenaria e tij është se arriti të realizojë premierën e parë online në Kroaci, si pasojë e pandemisë së virusit corona. ‘
Ilir Kerni, pas premierës së baletit “ Correr o Fado” e cila edhe në të njejtën kohë e mbylli Verën e Splitit ka shumë plane për të ardhmen , me që është edhe baletan , edhe pedagog dhe koreograf .

lir Kerni ka lindur në Tiranë më 18 maj 1959. Në 1977 mbaron Akademinë e Baletit. Si primo – balerin u angazhua menjëherë në TOB në Tiranë.
Për aktivitet të shquar artistik vlerësohet me një sërë titujsh, si Artist i merituar, Çmimi i Republikës, dekorohet me Urdhri “Naim Frashëri” i klasit të II–të” etj. Në të njëjtën kohë është angazhuar edhe si pedagog në Akademinë e Baletit – Tiranë. Po ashtu, si pedagog ka qenë i angazhuar dhe në Tokio, Francë, Kroaci.
Në vitin 1990 fiton bursën e UNESCO–s për pedagogji e kërcim, në “Grand Opera” në Paris. Pasi përfundon këtë të fundit, angazhohet në “Opera de Strasburg”.
Nga 1994-2013 ishte i angazhuar si primo – balerin në Teatrin Nacional Zagreb, ku edhe këtu, për punë kualitative është dekoruar disa herë, si: dy herë me çmimin “Oskar Ormosh”, si dhe në vitin 2002 i jepet “Çmimi më i lartë në Kroaci” për rolin e Mefistofelit në baletin “Fausti”, si roli më i mirë, çmim për të cilin është nominuar edhe tri herë të tjera. Më 2005 i është besuar edhe detyra e baletmaestrit të trupës, ku është i angazhuar. Mund të përmenden dhjetëra role të spikatura të tij.

(Referencat: World Press Review. Stanley Foundation. 2003. p. 78. “Albanian Dancer Ilir Kerni Appointed Director of Ballet Theater in Croatia”. exit.at. Retrieved 29 September 2019. “Ilir Kerni, drejtori i TOB, Artan Shabani tek GKA” (in Albanian). Peshkupauje.com. Retrieved 23 February 2014. “Albanian Dancer Ilir Kerni Appointed Director of Ballet Theater in Croatia”. exit.at. Retrieved 29 September 2019. )

Teatri kroat ne Zagreb

Do i mbetemi borgj familjes Kerni sikur mos të shkruanim edhe për gruan e Ilirit Zonj.Dori Kerni e cila është drejtuese e “ Bibliotekës qendrore shqiptare në Zagreb.

Dorotea Kerni mbaroi studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Tiranë në 1990, zotëron Master Shkencor në këtë fakultet. I vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave të Informacionit 2005, dega Bibliotekonomi në Zagreb, vijon Master Shkencor në Fakultetin Filologjik në Tiranë dhe është licencuar për përdorimin e sistemit online bibliotekar COBISS. Ka kualifikime në fushën e informacionit dhe të bibliotekonomisë, përkthimit, arsimit, etj. Më herët ka punuar si përkthyese e përhershme gjyqësore për gjuhën shqipe, drejtuese e Bibliotekës Qendrore Shqipe në Kroaci, përgjegjëse në Drejtorinë e Krijimtarisë dhe Edukimit Përmes Kulturës. Pjesë e ekipit të COD që nga dhjetori i 2015.

Dori dhe Iliri
Si ta përfundoj këtë shkrim, në momentet që po i përjetojmë ?
Botës duhet treguar që ne jemi popull edhe i baletit e i operës, i shkrimeve , i shkencës. Kemi histori të lashtë, më të lashtën në Europë, histori që e bën krenar një popull të tërë
Qendrat e kultures shqiptare nëpër Europë duhen të japin shembujt më të mirë, që trashëgimtarët tanë atje të ndiejnë veten krenar me atë që janë, dhe Europa të na sheh me një sy tjetër e jo ashtu siq na propagondojne dhe na për gadisin fqinjët tanë.

Fahri Xharra,4.11.20
Gjakovë