Diaspora shqiptare në Australi zhvillon veprimtari festive dhe humanitare për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar do të angazhohen në grumbullimin e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri dhe nga zjarret në Australi,

Pra, të ardhurat nga koncerti do t’u dedikohen viktimave nga tërmeti në Shqipëri dhe familjeve të prekura nga zjarret në Australi. Ambasada e Republikës së Kosovës organizon pritje zyrtare për Komunitetin Australian Shqiptar më 24 shkurt në Kanberra,

Ndërkohë, shënimi i Pavarësisë së Kosovës për Komunitetin Australian Shqiptar në Melburn fillon më 16 shkurt.

Komuniteti Australian Shqiptar në Melburn vazhdon me shënimin e Pavarësisë më 17 Shkurt, me ceremonin e ngritjes së flamurit në “Federtion Square”, në Melbourne.

Po ashtu, ky komunitet fton të gjithë që kanë mundësi të vijnë në sheshin e Federatës, në qendër të Melburnit, për ngritje e flamurit të Republikës së Kosovës në mëngjes, nga ora 8:30.

Flamuri i Kosovës për herë të parë është ngritur në shesh në vitin 2013. Flamuri do të valojë gjatë gjithë ditës në vendin më të frekuentuar në Melbourne.