Edi Rama duke folur, rreth Minishengenit, ka sqaruar se nuk bëhet fjalë pë Jugosllavinë e re, ashtu siç e kanë quajtur shumë në Kosovë e Shqipëri,
Minishengeni Rajonal nuk, është Jugosllavi e re ka thënë Rama, ai ka thumbuar partit politike në Kosovë duke thënë se nuk janë në gjendje as me kriju një Qeveri me dy parti, duke aluduar në LDK’në dhe VV’në, dhe si duket ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq.

“Shengeni Rajonal nuk është një Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot as një qeveri me dy parti, në Kosovën që e duan aq shumë. Sepse (mesa duket kur vjen puna tek bashkimi i forcave për ta qeverisur Kosovën, ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq, pa strategji e pa qeveri). Po shyqyr janë të bashkuar bukur mirë, pa dallim partie e madje edhe me do ustallarë në Tiranë, për ta hedhur Kosovën kundër “vëllaut të Vuqiqit” në Shqipëri, duke i’a prishur gjakun dhe errur sytë njereëzve në Kosovë, me dokrra patetike e me rrena patriotike.” ka shkruar Rama.
Ai ka thënë me tej se mos e dhëntë kurrë Zoti, Shengeni Rajonal nuk marrëveshje për të aministuar krimet e regjimit gjakatar të Miloshevicit.

“Shengeni Rajonal nuk është jo e jo, mos e dhëntë kurrë Zoti i shqiptarëve, as ndonjë program a marrëveshje për të aministuar krimet e regjimit gjakatar të Milosheviçit). Për të harruar Reçakun. Për të pafajësuar agresorin e djeshëm, e për të ndaluar betejën politike me Serbinë për pranimin e realitetit dhe njohjen e Kosovës shtet sovran.”.