Talenti i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës zvicerane Basel, Edon Zhegrova, ka realizuar gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Luzernit.

Baseli siguroi tri pikët e para në kampionat dje, pasi mundi me rezultat 3:2 Luzernin.

Goli i dytë për Baselin u shënua nga Edon Zhegrova, pas një sërë driblimesh fantastike.

Kjo paraqitje pozitive e lojtarit shqiptar ka bërë që ai të zgjidhet mes më të mirëve në kampionatin e Zcvicrës nga gazeta “Blick”.

Zhegrova është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës.

 

View this post on Instagram

 

??⚽️ Das Top-Team der dritten Super-League-Runde. Einverstanden? ?

A post shared by Blick Fussball (@blickfussball) on