Florian Marku dhe Jamie Stewart u ndanë në barazim javën e shkuar, në një ndeshje boksi të zhvilluar në Londër. Një rezultat i kontestuar shumë nga luftëtari shqiptar dhe fansat e tij, sikurse edhe nga shumë ndjekës të këtij sporti.

Marku pas ndeshjes u shpreh se gjyqtari nuk ia dha fitoren për shkak se nuk e pëlqente atë dhe prej faktit se ishte një shqiptar kundër një anglezi. Ajo ndeshje ka përfunduar tani dhe boksieri shqiptar mendon për duelin e radhës më 30 janar.

Pavarësisht se ai duel është lënë pas, Marku nuk harron të ofrojë për ndjekësit e tij një video nga momenti para ndeshjes. Boksieri përgatitet me një këngë shumë emocionuese në sfond.

Bëhet fjalë për “O çohuni burra, o çohuni gra”, një këngë që forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e këndonin gjatë luftës me Serbinë.