Ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi i radhës për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, tha dje se dhe Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, si rrugë e vetme për stabilizim të situatës.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, është cituar të ketë thënë Borrel gjatë ditës së djeshme.
Sipas Borell, Ballkani Perëndimor mbetet rajon strategjik për Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë datë konkrete për një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentitserb , Aleksandër Vuçiq.

Megjithatë, gjatë nëntorit ka pasur një ballafaqim në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, në nivel teknik.
Gjatë javës së kaluar, Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të përgatitjeve për takimin Kurti-Vuçiq ishte për vizitë në Kosovës, ku zhvilloi takime me krerët e shtetit.

Së fundmi pengesë në dialog u bë marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës.